Tokat bujqesore perfshihen ne sistemin digjital, gati per taksen e re

Tokat bujqesore perfshihen ne sistemin digjital, gati per taksen e re

822
SHPËRNDAJE

Digjitalizimi i tokave bujqësore do të jetë në fokus të programit të Ministrisë së Bujqësisë edhe për vitin 2024. 

Ky program parashikon krijimin e një sistemi modern informacioni mbi token bujqësore si një instrument efektiv në realizimin e politikës për një administrim të qëndrueshëm të tokës bujqësore, përdorimit, mbrojtjes, konsolidimit dhe zhvillimit e tregut të saj.

Buxhetimi ka filluar që në vitin 2022 dhe deri në 2025 është parashikuar në total një kosto prej 95 milionë lekë, e ndarë në mënyrë proporcionale nga 25 milionë lekë për vitit 2023-2025, ndërsa në vitin 2022 janë shpenzuar 18 milionë lekë.

Objektivi i këtij programi është administrim i qëndrueshëm i tokës bujqësore nëpërmjet përmirësimit të vazhdueshëm të sistemit të informaciont dhe funksionimit të një kadastre toke të shumëllojshme, ku parashikohet krijimi i sistemit të informacionit për tokën (LIS) dhe integrimi në Sistemin e Informacionit Gjeografik (GIS).

Ky produkt do të kontribuojë në kërkesat që ka qeveria për; mbledhjen, përpunimin, organizimin, përmirësimin e vazhdueshëm të të dhënave;

në ndërtimin e principeve të drejta për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve tokësore, proçesin e monitorimit të politikave, strategjive si dhe në ndërtimin e politikave të zhvillimit të sektorit të bujqësisë, lidhur ngushtë këto dhe me mbrojtjen e tokës bujqësore.

Referuar raportimeve të Ministrisë së Bujqësisë, për 8-mujorin e vitit 2023, pavarësisht se është parashikuar krijimi i Sistemin të Informacionit për Tokën (LIS) për rreth 15 000 ha tokë bujqësore,

për produktin ende nuk ka sipërfaqe të digjitalizuara pasi për objektivin “Krijimi i LIS dhe integrimi në GIS”, një pjesë e shërbimeve kryhet me kontrata që lidhen me të tretë dhe realizimi është parashikuar brenda periudhës 15 Nëntor-15 Dhjetor.

Ky sistem do të shërbejë edhe për aplikimin e metodologjisë së re të taksës mbi tokën bujqësore, e cila është propozuar në nivelin 0.1 për qind të vlerës si dhe do të shmangë problematikat që ekzistojnë aktualisht me mbivendosjen e hartave dhe mospëruthjen midis dokumentacionit dhe parcelës fizike.

S'KA KOMENTE