Ahmetaj apelon masën e arrestit me burg

Ahmetaj apelon masën e arrestit me burg

88
SHPËRNDAJE

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar masën e marrë në mungesë arrest me burg.

Avokati Henrik Ligori dorëzoi kërkesën ku kërkon shfuqizim të vendimit të GJKKO, ndërkohë që vetë Ahmetaj ka paralajmëruar se nuk do ti dorëzohet drejtësisë deri në marrjen e pafajësisë së tij.

Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nuk i gjend në banesë gjatë kontrolleve të policisë.

Ai akuzohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

S'KA KOMENTE