Tensione në këshillin bashkiak të Himarës, shtohet numri i policisë jashtë godinës!

Tensione në këshillin bashkiak të Himarës, shtohet numri i policisë jashtë godinës!

110
SHPËRNDAJE

Është shoqëruar me tensione mbledhja e këshillit bashkiak të Himarës. Ditën e sotme bëhet konstituimi i këshillit teksa Fredi Beleri, i cili fitoi më 14 maj dhe që ndodhet në burg për shitblerje votash, nuk u lejua që të merrte pjesë në betim.

Të pranishëm në mbledhje janë edhe ambasadorja greke si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Raportohet se mbështetës të Fredi Belerit kërkojnë që të dalin jashtë punonjësit aktualë të bashkisë dhe të qëndrojnë brenda vetëm ata, në një kohë kur kryetari i ri i bashkisë ndodhet pas hekurave.

S'KA KOMENTE