NATO mblidhet për të diskutuar mbi incidentin në Poloni, goditjen e raketës

Paris – Ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të Nenit 4 të aleancës ushtarake, i thanë Reuters dy diplomatë evropianë.

Takimi vjen pas një shpërthimi në Poloni afër kufirit ukrainas, që thuhet se është shkaktuar nga një raketë endacake ruse.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të Aleancës, anëtarët e saj  mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.Një nga diplomatët tha se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodóë, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, raportuan mediat vendase.

Qeveria polake e ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj pasi kryeministri Mateusz Moraëiecki thirri një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të vendit për shkak të një “situate krize”, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

Qeveria po diskuton gjithashtu nëse do të thirret neni 4 i traktatit themelues të NATO-s, që kërkon një takim të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s në rastet kur shkelet integriteti territorial ose siguria e një aleati.


I dënuar për mashtrim, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari 

Një 39-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia në Shqipari pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale të mashtrimit. Policia thotë  se i arrestuari është shtetasi Jani Zgorani, banues në fshatin Poscestë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombëtar Jani (Zeqir) Zgorani, 39 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili është ekstraduar nga Interpol Tirana, nga Greqia drejt Shqipërisë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 17.07.2019, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Reagon për herë të parë Rusia pas raportimeve për sulme në Poloni

Pas raportimeve për sulme në territorin e NATO-s, në Poloni, ka reguar Ministria ruse e Mbrojtjes. Ajo i ka quajtur provokime të qëllimshme këto raportime.Rusia nuk i ka pranuar si të vërteta raportimet, duke thënë se deklaratat kanë qëllim përshkallëzimin e situatës.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduwit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Pas raportimeve për sulme në territorin e NATO-s, në Poloni, ka reguar Ministria ruse e Mbrojtjes. Ajo i ka quajtur provokime të qëllimshme këto raportime.

Rusia nuk i ka pranuar si të vërteta raportimet, duke thënë se deklaratat kanë qëllim përshkallëzimin e situatës.

“Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave ‘ruse’ në zonën e Przewoduwit janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën. Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polak nuk u krye nga raketat ruse. Mbeturinat e publikuara nga mediat polake nga vendi i ngjarjes në fshatin Przeëoduv nuk kanë asnjë lidhje me armët ruse”, thuhet në reagim.

Raketat ruse godasin Poloninë, reagon DASH: Situata tepër shqetësuese! 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me raketat ruse të rëna në territorin e Polonisë mbrëmjen e sotme, ku humbën jetën dy persona.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel, i ka quajtur raportimet për raketat ruse që godasin Poloninë tepër shqetësuese.

Ai u tha gazetarëve se SHBA po punon për të kuptuar më shumë rreth shpërthimit dhe për të përcaktuar hapat e duhur.

Patel shtoi se SHBA po diskuton me qeverinë polake dhe partnerë të tjerë rreth raporteve.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha se nuk mund të konfirmonte raportet për raketa të humbura ruse, duke njoftuar se po punon me Poloninë për të mbledhur më shumë informacion mbi raportet e fundit.

Prova e abuzimit me çmimin e naftës ne Shqiperi.Çmimi në bursë u rrit me 14 lekë, Bordi e rriti naftën me 22 lekë për litër

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj sulmoi mediat në lidhje me akuzat për vendosjen e çmimit të karburanteve nga ana e Bordit të Transparencës.

Sipas ministres, Bordi ka ulur marzhin e fitimit për tregtarët e naftës dhe po mbron qytetarët nga çmimet e lartë. A ka ndodhur vërtet kështu siç thotë ministrja, apo siç kanë ngritur akuzat mediat? Shembulli perfekt është vendimmarrja e Bordit të Transparencës më 7 tetor, kur rriti me 22 lek çmimin për një litër naftë. Bordi justifikonte vendimin me rritjen e çmimeve në tregje dhe forcimin e dollarit. Të dyja alibitë rrëzohen me pak llogaritje. Në fillim të tetorit, dollari këmbehej me 118 lek. Çmimi i një litri nafte të rafinuar në tregjet ndërkombëtare, pra e pataksuar ishte 0.89 dollarë, ose e këmbyer në lek me kursin e dollarit të datës 1 tetori, 104.5 lek.

Më 7 tetor, dollari këmbehej me 120 lek, ndërsa çmimi i një litri naftë të përpunuar në tregjet ndërkombëtare ishte 1 dollarë. Kjo do të thotë se brenda një jave, çmimi i një litri naftë u rrit me 0.11 dollarë, ose rreth 14 lek në tregjet ndërkombëtare.

Logjikisht, sipas deklaratës së ministres Ibrahimaj sot dhe deklaratës së Bordit të Transparencës në vendimmarrjen e datës 7 tetor, çmimi duhej rritur jo më shumë se 14 lek për litër. Por, çmimi u rrit me 22 lek, ose 8 lek më shumë se rritja në bursë.

Shembulli ilustron vendimet abuzive të bordit vetëm në rastet e rritjes së çmimeve, por raste të mosuljes së tyre, apo të uljes me vonesë dhe në shifra qesharake nga luhatjet e bursës janë me shumicë.

Top Channel

Dënohet poetja Mimoza Ahmeti me akuzen e ndertim pa leje pasi riparoi shtepine e demtuar nga termeti

Riparoi shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, dënohet poetja Mimoza Ahmeti! U akuzua për ndërtim pa leje

Mimoza Ahmeti, poetja e dashur për të gjithë, autorja e teksteve në këngë  midis tyre edhe “Në mbretërinë e Xhuxhave”, me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës u dënua nga gjykata për ndërtim të paligjshëm shkruan Top Channel.

Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, gjykata urdhëroi që Mimoza Ahmeti  të kryejë punë me interes publik për 40 orë.

Poetja e njohur Mimoza Ahmeti u detyrua të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Tiranës për të dëgjuar edhe njëherë rezultatet e hetimit nga prokurori që e kishte përballë. Gruaja e vargjeve të njohura dhe e këngës kujtoi edhe njëherë se shtëpia që kishte në Petrelë iu dëmtua nga tërmeti dhe se në këto kushte ajo u duhet të ndërtonte një banesë të re.

Por pavarësisht provave, fjala e poetes nuk preku askënd, ashtu sikurse ndodhi më herët edhe me këngëtarin Bojken Lako, dënuar për ndërtim pa leje.

Në karrigen e të akuzuarit presin për t’u ulur për të njëjtën vepër penale 30 shtetas të tjerë, emrat e të cilëve u dorëzuan si të pandehur nga prokuroria më e madhe në vend, ajo e kryeqytetit. Po për vitin 2022, janë shpallur fajtorë në Tiranë për ndërtim të paligjshëm 15 shtetas, që të gjithë qytetarë të thjeshtë, poetë e këngëtarë. Por asnjëri nuk është ndërtues i njohur.

Autoriteti i Konkurrencës gjobit Bankers Petroleum – Vlera 20 milionë lekë, pabarazi dhe mospërmbushje detyrimesh

Autoriteti i Konkurrencës ka gjobitur kompaninë Bankers Petroleum me rreth 20 milionë lekë për disa shkelje të konstatuara. Kompania kanadeze e kërkimit dhe prodhimit të naftës dhe gazit nuk ka respektuar si duhet kushtet me kompanitë e tjera duke krijuar kështu pabarazi.

Së pari, sipas njoftimit të Autoritetit të Konkurrencës, “Bankers”nuk ka aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.

“Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Komisioni i Konkurrencës, rezultoi se Ndërmarrja Bankers Petroleum Albania LTD, e cila ka pozitë dominuese në prodhimin e naftës bruto në Republikën e Shqipërisë, nuk ka zbatuar vullnetarisht detyrimin për të aplikuar kushte tregtimi të barabarta për veprime tregtare të njëjta ndaj ndërmarrjeve me të cilat hyn në marrëdhënie kontraktore.”-thuhet në njoftim.

Së dyti “Bankers Petroleum”nuk ka përmbushur detyrimet në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe 2022.

Autoriteti i Konkurrencës njofton se “Bankers Petroleum Albania LTD “nuk ka përmbushur detyrimet e dhëna në lidhje me operacionet hidrokarbure gjatë vitit 2021 dhe periudhës janar – korrik 2022, si dhe për kostot dhe prodhimin e naftës gjatë muajit korrik 2022, pasi të dhënat janë depozituar pas përfundimit të procedurës së monitorimit, sjellje kjo e ndëshkueshme”

Gjoba ndaj ndërmarrjes Bankers Petroleum Albania LTD  ka ardhur si pasojë e moszbatim të një sër vendimesh të  Komisionit të Konkurrencës.

/SCAN/

Prindërit e dy familjeve divorcohen ne Fier, 6 fëmijët e mitur ngujohen në banesë

Një situatë e trishtë është shënuar në Levan të Fierit, ku 6 fëmijë janë ngujuar në banesë dhe se nuk pranojnë divorcin e prindërve.

Bëhet me dije se dy familje, dy vëllezër janë ndarë nga bashkëshortet e tyre, ndërsa fëmijët nuk pranojnë ndarjen dhe të largohen nga banesat e babait.

Fëmijët janë të moshave 8-vjeç më i vogli dhe 13-vjeç më i madhi. Pas divoircit gjykata ka vendosur që kujdestarinë ta marrin nënat, ndërsa fëmijët nuk pranojnë që të largohen nga banesa e baballarëve dhe janë ngujuar në banesë.

Fëmijët e mitur këtë situatë e kanë përjetuar shumë keq dhe se për për një muaj nuk kanë shkuar as në shkollë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po ndërhynë me forcë për të marrë fëmijët.

Familjarë të vëllezërve Ilir dhe Lefter Hila, njëri prej të cilëve tashmë i arrestuar, kanë treguar se është tentuar që fëmijët të merren me forcë, ndërsa vogëlushët nuk dëshirojnë të largohen.

“Bënë çfarë ishte e mundur të gjithë psikologët dhe nënat, por nuk dëgjonin. Mesa kam parë unë, marrëdhëniet e fëmijëve me nënat e tyre ishin shumë të mira. Unë habitem si ikën. Fëmijët qanin, qëllonin policët u thonin kriminelë me uniformë. Ata nuk dëshirojnë të qëndrojnë me nënat e tyre, pasi kanë arsyet e tyre. Jam habitur kur kam dëgjuar çfarë kanë thënë fëmijët. Fëmijët kishin një muaj që nuk shkonin në shkollë. Edhe vëllezërve u thoja pse e bëjnë kaq të madhe. U thoja të keqen halla, e keni gabim, e keni nënë. Dje në drekë ngeli tavolina shtruar se po hanin bukë fëmijët. U traumatizuan.”– u shpreh halla e fëmijëve të ngujuar. 

Motra e vëllezërve, Hila tregon se policia është futur me force per te marre femijet, ndërsa 6 fëmijët jane ngujuar në banese dhe nuk pranojnë të dalin prej aty. Fëmijët janë nga 13 vjeç më i madhi e 8 vjeç më i vogli. Nga policia deklarohet që janë në mbështetje të përmbarimit, ndërsa psikologë, punonjës social e nënat e fëmijë ndodhen në brendësi të banesës ku qëndrojnë të ngujuar femijët e nuk duan të dalin prej aty. Mësohet se njëri prej fëmijëve sot ka datëlindjen e ndërsa kanë më shumë se një muaj që nuk shkojnë në shkollë.