Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje...

Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, mediat greke: Mund të ketë lidhje me vrasjen e Edmond Papaj, u humbën 700 kg drogë

230
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ekzekutimin e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organja në Athinë.

Sipas mediavegreke, ekzekutimi i tyre lidhet me vrasjen e biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa i cili u qëllua me 9 plumba pistolete pranë një lokali në zonën e Selitës. Sipas autoriteteve, vrasja e dyfishtë ishte një “mesazh”.

Bëhet fjalë për një konflikt mes dy grupeve kriminale, për një sasi prej 700 kilogramësh kanabis sativa, që ka humbur.

Pista kryesore ku po hetohet nga policia greke, është ajo e ‘luftës’ për trafikun e drogës.

S'KA KOMENTE