NATO mblidhet për të diskutuar mbi incidentin në Poloni, goditjen e raketës

NATO mblidhet për të diskutuar mbi incidentin në Poloni, goditjen e raketës

41
SHPËRNDAJE

Paris – Ambasadorët e NATO-s do të takohen të mërkurën me kërkesë të Polonisë në bazë të Nenit 4 të aleancës ushtarake, i thanë Reuters dy diplomatë evropianë.

Takimi vjen pas një shpërthimi në Poloni afër kufirit ukrainas, që thuhet se është shkaktuar nga një raketë endacake ruse.

Sipas nenit 4 të traktatit themelues të Aleancës, anëtarët e saj  mund të ngrenë çdo çështje shqetësuese, veçanërisht lidhur me sigurinë e një vendi anëtar.Një nga diplomatët tha se aleanca do të vepronte me kujdes dhe kishte nevojë për kohë për të verifikuar se si ndodhi saktësisht incidenti.

Dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodóë, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, raportuan mediat vendase.

Qeveria polake e ngriti nivelin e gatishmërisë së ushtrisë së saj pasi kryeministri Mateusz Moraëiecki thirri një takim urgjent të zyrtarëve të lartë të sigurisë kombëtare dhe mbrojtjes të vendit për shkak të një “situate krize”, sipas zëdhënësit të qeverisë Piotr Mueller.

Qeveria po diskuton gjithashtu nëse do të thirret neni 4 i traktatit themelues të NATO-s, që kërkon një takim të të gjitha shteteve anëtare të NATO-s në rastet kur shkelet integriteti territorial ose siguria e një aleati.


S'KA KOMENTE