Greqi, 17-vjeçarja shqiptare humb ndjenjat në rrugë, ndërron jetë në qendrën shëndetësore

Një adoleshente shqiptare ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze në Greqi. 17-vjeçarja ishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore të Amfilochia nga babai i saj, por më pas kishte humbur jetën.

Mediat greke raportojnë se vajza po udhëtonte me të atin nga Shqipëria drejt Greqisë, kur papritur u ndje keq në rrugë. Pasi humbi ndjenjat, babai e kishte dërguar me urgjencë në qendrën shëndetësore, por mjekët nuk mundën t’i vinin në ndihmë.

Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj, ndërsa nuk dihet identiteti i saj.

Konflikt mes vëllezërve, plagoset një prej tyre

Një sherr mes vëllezërve ka degjeneruar në plagosjen e njërit prej tyre.

Paraprakisht mësohet se dy vëllezër janë konfliktuar mëngjesin e sotëm dhe shkak për ngatërresën është bërë kufiri i tokës mes pronave të tyre.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në hyrje të qytetit, ku dy vëllezërit në fillim janë konfliktuar me fjalë pastaj me grushte dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur më i dëmtuar dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës ku dhe po merr mjekimin.

Dy vëllezërit po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Kanosi me pistoletë bashkëfshatarin, pranga 58-vjeçarit 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selevec”. 

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri. 

Vihet në pranga një 58-vjeçar që kanosi me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin e tij, pas një konflikti për motive pronësie, në fshatin Panaja. 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selevec”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. 

Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: 

– A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë.

Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit pistoletë dhe një sasi fishekësh. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Greqi, shqiptari plumba makinës ku ndodhej ish-partnerja, dy të plagosur

Mediat greke raportojnë se një 36-vjeçar shqiptar ka qëlluar me armë drejt një automjeti në të cilin ka qenë ish-partnerja e tij 26 vjeçare, gjithashtu shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Nea Smyrni rreth orës 19:00.Mësohet se ajo shoqërohej nga partneri aktual grek 30-vjeçar dhe vëllai i saj 20 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, janë plagosur këta dy të fundit, të cilët janë transportuar në spital.

Njoftimi zyrtar i Policisë greke për ngjarjen

“Pasditen e sotme, një shtetas 30-vjeçar dhe një i huaj 20-vjeçar, të cilët janë qëlluar me armë zjarri teksa ndodheshin brenda një makine janë dërguar nga zona e Faliros së vjetër në spital”.

Ish-Presidenti i SHBA Donald Trump nën arrest, çfarë pritet të ndodhë

Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit, ku ai tashmë është nën arrest dhe në paraburgim.

Trump pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve si pjesë e arrestimit. Më pas, ai do të sillet në një sallë gjyqi, ku do të gjykohet, një paraqitje që pritet të jetë e shpejtë dhe rutinë, por që përfaqëson një moment surreal dhe historik në historinë e SHBA.

Trump nuk pritet të vihet në pranga pas arrestimit të tij, pasi ai do të mbetet nën mbrojtjen e vazhdueshme të forcave të rendit.

Yuri Kim pranon problemet në zgjedhjet e kaluara: Abuzimi dhe keqërdorim i fondeve shtetërore.

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim, ka deklaruar se në zgjedhjet e fundit janë vënë re abuzim dhe keqpërdorim të fondeve shtetërore.

Në një intervistë për Zërin e  Amerikës, ambasadorja Kim ka deklaruar se një gjë e tillë është pasqyruar në raportin e ODHIR, ndërsa shtoi se është përgjegjësie qeverisë shqiptare që të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Intervista: 

VOA: Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Ambasadorja Kim: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

VOA: Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë, dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat, dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigja që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Ambasadorja Kim: Qëndrimi i SHBA për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim.

Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

VOA: Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i, dhe që ricitohet në raportin e fundit të DASH, është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj, se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Ambasadorja Kim: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmonë ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër.

VOA: Dhe një pyetje të fundit, ju në takimet me drejtuesit e forcave politike, keni theksuar rëndësinë e kandidatëve të pastër dhe më integritet. Megjithatë, kemi vënë re se dhe persona të përcaktuar nga Departamenti i Shtetit, jo vetëm rasti i zotit Berisha, përfshihen hapur në zgjedhje, ndoshta tanimë jo duke kandiduar personalisht, por duke u angazhuar në fushata elektorale, ose duke mbështetur familjarë apo të afërm të tyre që kandidojnë. A jeni e shqetësuar për këtë?

Ambasadorja Kim: Është një gjë e gabuar. Është e gabuar. Në mendimin objektiv dhe të mirëmenduar të Sheteteve të Bashkuara të Amerikës, personat të cilët janë të përcaktuar, nuk duhet të jenë përfaqësues të popullit shqiptar. Populli shqiptar meriton më mirë dhe kërkon më mirë. Me këtë ka të bëjë demokracia, me këtë ka të bëjë edhe reforma në drejtësi. Dhe mendoj se kur ke njerëz të përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për korrupsion domethënës, kur këta individë pretendojnë që do të largojnë korrupsionin, është njësoj si zjarrvënësi i fshatit që premton se do shuajë të gjitha zjarret; madje jo vetëm kaq, por kërkon edhe të gjitha shkrepëset që mund të gjejë nga të gjithë fshatarët e tjerë. Është thjesht e gabuar, e gabuar. Dhe mendoj se qytetarët e zakonshëm shqiptarë janë të zgjuar dhe e dinë se kjo nuk ka logjikë. Mendoj se qytetarët shqiptarë meritojnë më mirë dhe më shumë se aq; Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se Shqipëria meriton dhe duhet të jetë më mirë.

VOA: Zonja Ambasadore, faleminderit për intervistën.

Ambasadorja Kim: Faleminderit juve.

Trump: Një parti politike në pushtet arreston kundërshtarin kryesor që s’ka kryer krim

Donald Trump u ka dërguar email mbështetësve të fushatës së tij “Trump 2024”, duke pretenduar se “sot ne vajtojmë për humbjen e drejtësisë në Amerikë”.

“Sot është dita që një parti politike në pushtet arreston kundërshtarin e saj kryesor që nuk ka kryer krim”, shkroi ai, transmeton Telegrafi.

“Meqenëse do të jem jashtë komisionit për orët e ardhshme, dua ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju falënderuar për gjithë mbështetjen tuaj”, tha ndër tjera Trump.

“Kombi ynë po bëhet një vend Marksist i Botës së Tretë, që kriminalizon disidencën dhe burgos opozitën e tij politike. Ne jemi një komb që shpallëm pavarësinë nga perandoria më e madhe në botë, fituam dy luftëra botërore dhe zbritëm njeriun e parë në Hënë. Rezistenca është në gjakun tonë. Lëvizja jonë ka kapërcyer shumë gjëra. Nuk ka dyshim në mendjen time se do të triumfojmë edhe një herë dhe do të fitojmë Shtëpinë e Bardhë në 2024”, u tha ndër tjera.

Kongresmenia republikane organizon protestë kundër ‘persekutimit politik’ të Trump

Fs0gj9hwiaalejl

Një kongresmene republikane ka organizuar një protestë kundër “persekutimit politik” të ish-presidentit të SHBA-ve Donald Trump përballë gjykatës ku ai po paraqitet.

Marjorie Taylor Greene, një mbështetëse e shquar e Trump, u bëri thirrje njerëzve të mblidhen në Parkun Collect Pond në Manhattan këtë pasdite.

“Vishni kapelet tuaja MAGA dhe bashkohuni me ne”, tha ajo, duke iu referuar kapelave që mbajnë shumë fansa të Trumpit që shfaqin sloganin e tij popullor të fushatës presidenciale të vitit 2016, “Make America Great Again”.