Eklipsi total hedh teori nga më makabret për konspiracionistët 

Eklipsi i pritur diellor nga data 8 prill në Shtetet e Bashkuara ka vënë në lëvizje makinerinë e parashikimeve dhe teorive të frikshme të astrologëve të rrjetit, të cilët paralajmërojnë se eventi qiellor mund të shoqërohet me ngjarje nga me të përgjakshmet.

Në eklipsin e pritur total solar, një errësirë e plotë do të bjerë në SHBA, Kanada e Meksikë, teksa NASA ka dhënë këshilla duke thënë se “ekslipsi duhet parë me mbrojtje të veçantë të syve”.

Zyrtarët qeveritare kanë paralajmëruar për bllokime të mundshme të trafikut teksa njerëzit mund të nxitojnë të gjejnë pikat e preferuara për ta parë.

Por paralajmërimeve zyrtare i shtohet dhe teoritë e të ashtuquajtura konspiracioniste dhe besimet se eklipsi mund të jetë një shenjë e diçaje më të madhe, të kombinuar me evente të tjera dhe me shkronjën ‘X’, sipas hartës së vendndodhjeve nga ku ai mund të shihet në SHBA.

Përdoruesi i rrjetit  Reddit, u/wefellinloveinnyc shpjegonte se “në kohën e eklipsit është parashikuar një event masiv sakrifikimi njerëzor”.

Ai shtonte se vendndodhjet nga ku mund të shihet eklipsi i 8 prillit dhe linja e vendndodhjeve të eklipsit solar të 2017 në SHBA, formojnë gërmën “X” dhe mund të trondisin linjat sizmike duke shkaktuar tërmete.

Megjithëse tërmetet nuk kanë lidhje me eklipset diellore, përdoruesit thonin se një tërmet në linjën sizmike ‘New Madrid Fault Line’ në SHBA, do të ishte 20 herë më i fortë se tërmeti me epiqendër në zonën sizmike të Jugut të Kalifornisë.

Përdoruesi shkonte dhe më tej duke shtuar se kryqi ‘X’ i krijuar diku në Texas, është pranë një fabrike gjigante të grupit Tesla.

Ata shpjegonin: “Meqë po flasim për gërmën X, Elon Musk ndryshoi emrin e rrjetit Twitter në X. Ndërkohë nëna e fëmijës së tij, Grimes, ka postuar më parë një imazh të çuditshëm në Instagram ku paralajmëronte ardhjen e covid dhe diku poshtë saj tregohej dhe një eklips diellor.”

Konspiracionisti shtonte se këto ishin tepër koincidenca për t’u konsideruar rastësi, prandaj sipas tyre “një sakrificë masive njerëzore mund të jetë duke u përgatitur”.

Pëdoruesi vazhdonte më tej në postim: “Nuk jam vetëm paranoiak por dihet sa agresive është simbolika që ata përdorin, nxit të gjithë të mbrohen më 8 prill pasi nuk kam besim te këta psikopatë”.

Postimi kishte tërhequr vëmendje të madhe dhe kryesisht miratim nga përdoruesit e rrjetit.

Përdoruesi U/momsister5throwaway shkruante: “E drejtë, besoj se diçka do të ndodhë sepse ndjehet”./IFLScience.com/

Autostrada Tiranë–Durrës, hapet tenderi për fazën e parë; shpejtësia do të jetë 90-140 km/h

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet.

Në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e parë të projektit specifikohet se periudha e parë e punimeve përfshin gërryerjen, prishjen e betonin ekzistues, si dhe ndërtimin e veprave të artit ku përfshihen tombinot apo drenazhimet, ndërkohë që asfaltimi do të nisë në muajin e 11-të të punimeve. Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h.

Tenderi i hapur nga ARRSH përfshin fazën e parë dhe ka një fond limit prej 1.66 mld lekë, ndërkohë që kompanitë e interesuara do të kenë një muaj afat për dorëzimin e ofertave të tyre.

Nisja e punimeve për zgjerimin e këtij segmenti rrugor është paralajmëruar më herët nga autoritetet shqiptare, që gjithashtu kanë bërë me dije se autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.

Punimet për zgjerimin fillimisht do të përfshijnë 5 km e parë të autostradës. Paralelisht është hapur dhe tenderi për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, që gjithashtu të çon në Durrës.

Fondi limit për ndërtimin e lotit të parë të kësaj rruge është rreth 755 mln lekë. Ndërhyrja në këto 2 akse rrugore synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta

Kryetarja e sapozgjedhur e PD FIER zyrtarizon aksionin politik

Kryetarja e sapozgjedhur e Deges se PD zyrtare Fier, Eriselda Zotaj, ne nje deklarate per mediat ka zyrtarizuar aksionin politik te kesaj force politike , i cili do te kete ne fokus denoncimet per problematikat me madhore te qytetareve. Zotaj eshte shprehur e bindur per rrezimin e kesaj qeverisjeje te korruptuar qe po rrenon ekonomine e shqiptareve dhe po shpopullon frikshem vendin.

Zotaj ka pohuar gjithashtu se ne kete aksion politik , beteja do te jete e veshtire pasi PD do  te kete  kundershtare jo vetem Partine Socialiste si shkaktare te kesaj krize , por edhe Rithemelimin dhe Partine e Lirise qe po perpiqen te shkaterrojne opoziten e vertete.

Pazaret meskine  te  xhaketave te vjetra e kane shkaterruar besimin qytetar ,por Partia Demokratike e Shqiperise do te beje gjithcka  per tu kthyer ne alternativen me te mire qeverisese qe do te beje te mundur rrotacionin e shumedeshiruar politik ka thene nder te tjera Zotaj.

Megaoperacion në Greqi, 69 shqiptarë të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, zbardhen emrat

Janë zbardhur emrat e plotë dhe disa prej fotografive të 69 shqiptarëve të dyshuar si pjesëtarë në 6 grupe kriminale, të përfshira në dhjetëra ngjarje në Greqi, bën me dije Top Channel.

Në prangat e policisë greke në total kanë rënë 50 persona dhe janë identifikuar 187 të tjerë. Nga këta të fundit, 6 ndodhen të burgosur ndërsa 1 person rezulton i ekstraduar jashtë Greqisë. Personat e identifikuar si pjesëtarë në këto grupe akuzohen për 480 vjedhje në mjetet e transportit publik dhe në vende turistike, 120 vjedhje në makina, shitje të 16.5 kg kanabis, 1.5 kg kokainë dhe sasive të tjera si dhe për qarkullimin e më shumë se 1500 kartëmonedhave false.

Gjatë hetimeve është zbuluar se pjesë e këtyre grupeve është dhe autori i plagosjes së tre të rinjve nga Kreta në 16 dhjetor në Gazi të Athinës, ndërkohë që është zbuluar edhe vrasja e një afgani e ndodhur në Athinë në 8 mars.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 73 mijë 725 euro, 697 dollarë, mbi 16 kg kanabis, rreth 159 gram kokainë, rreth 18 gram heroinë, droga të tjera, 3 armë zjarri dhe 3 karabina, 14 armë të ftohta, 3 jelekë antiplumb, 8 automjete dhe 8 motora si dhe shumë municion, sende të vjedhura, para false e materiale të tjera.

Grupi i vjedhjeve

Oklend Berberi, 35 vjeç nga Delvina, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)

Enerida Konstandini, 35 vjeç (arrestuar)

Tatiana Dishnica, 69 vjeç (arrestuar)

Klodjan Zeneli, 39 vjeç nga Saranda, i njohur si “Klodi Xhepos”, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)

Renato Osmeni 46 vjeç, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)

Artur Dinaj, 45 vjeç nga Fieri, me precedentë për vjedhje në Greqi dhe për vepra të ndryshme në Shqipëri (kërkim)

Andi Çuko, 47 vjeç nga Fieri, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)

Alban Fili, 37 vjeç nga Fieri (arrestuar)

Florian Vejzati, 42 vjeç nga Delvina (kërkim)

Andrea Kodra, 60 vjeç nga Berati (kërkim)

Kastriot Kelleci (kërkim)

Nori Bino, 51 vjeç nga Vlora, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)

Arjan Naska alias Ilir Sulaj, 56 ose 51 vjeç (kërkim)

Edison Vata, 43 vjeç nga Tirana (arrestuar)

Shefikat Vejzati, 39 vjeç nga Delvina (kërkim)

Ervis Rakipi, 36 vjeç nga Saranda (kërkim)

Edvin Lula, 37 vjeç nga Delvina (kërkim)

Liko Metaj, 54 vjeç nga Levan, Fier, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)

Aldo Bramellari , 34 vjeç nga Tirana i njohur si “Martin”, me precedentë për vjedhje në Greqi e Shqipëri (kërkim)

Andrea Profka, 52 vjeç nga Vlora, me precedentë për vjedhje në Greqi (arrestuar)

Elton Malasi, 40 vjeç nga Tepelena, me precedentë për vjedhje në Greqi (kërkim)

Ilirian Panahori, 35 vjeç nga Kurjani i Roskovecit, me precedentë në Greqi për grabitje me armë dhe në Shqipëri për vepra të tjera (ekstraduar në Shqipëri)

Artur Bashimi, 46 vjeç nga Gjirokastra, me precedentë në Greqi për vjedhje (arrestuar)

Xhavit Vlesha, 30 vjeç nga Peshkopia (kërkim)

Anton Nika, 44 vjeç nga Balldreni i Lezhës, me precedentë në Greqi (ndodhet në burg)

Romina Çami, 43 vjeç nga Tirana, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)

Lenica Nesturaj, 64 vjeç nga Saranda (arrestuar)

Romario Gjoka, 26 vjeç nga Saranda (kërkim)

Denis Kasemi, 41 vjeç nga Durrësi (kërkim)

Vasilika Jorgo, 31 vjec nga Durrësi (kërkim)

Aldo Progonati, 55 vjeç nga Fieri, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)

Besnik Arifaj alias Niko Gilli alias Fredi Kasemi, 47 ose 48 ose 44 vjeç (ndodhet në burg)

Armando Cela, 40 vjeç, me precedentë në Greqi për vjedhje (kërkim)

Grupi i personave qw kanw vjedhur sende tw ndryshme

Kledis Koçillari, 25 vjeç nga Çërrava e Pogradecit (arrestuar)

Kristjanis Stefa, 34 vjeç nga Elbasani (arrestuar)

Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 38 vjeç nga Vlora, i dënuar më parë në Shqipëri nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa vepra të rënda penale dhe i kërkuar në Greqi për plagosjen me armë të 3 personave në dhjetor 2023

Gëzim Rapaj, 31 vjeç (arrestuar)

Klevis Bedushi, 30 vjeç nga Vreshtas, Maliq (arrestuar)

Juljan Brahimi, 36 vjeç nga Cërriku (kërkim)

Rudina Nazëraj, 40 vjeç nga Patosi (arrestuar)Erjon Bërzeshta, 41 vjeç nga Kuçova (arrestuar)

Grupi i drogës

Angjelo Pupo, 21 vjeç nga Tepelena (kërkim)

Stelio Zaka, 24 vjeç nga Libofsha, Fier (arrestuar)

Ilir Pupo, 54 vjeç nga Tepelena (arrestuar)

Meleq Agalliu, 21 vjeç nga Portez, Fier (kërkim)

Jerasimo Lufi, 24 vjeç (kërkim)

Jovan Zaka, 58 vjeç nga Libofsha, Fier (kërkim)

Arnest Zoto, 29 vjeç nga Vlora (kërkim)

Jonaldo Tafa, 18 vjeç (kërkim)

A. J., 17 vjeç (kërkim)

Gerard Musa, 33 vjeç nga Tirana (kërkim)

Donaldo Stefanaj, 27 vjeç nga Vlora (kërkim)

Entrit Tusuni, 22 vjeç nga Libohova (kërkim)

Mariglan Kukaj, 29 vjeç nga Qerret, Pukë (kërkim)

Franko Kosuri, 24 vjeç (kërkim)

Kristian Isufaj, 21 vjec (kërkim)

Lorenc Hitaj, 20 vjeç nga Kota, Selenicë (kërkim)

Dhimitris Ruku, 18 vjeç (arrestuar)

Akil Topi, 36 vjeç nga Elbasani (kërkim)

Anxhelo Cenkaj, 18 vjeç (arrestuar)

M. L., 17 vjeç (arrestuar)

Ersant Topi, 31 vjeç nga Elbasani (kërkim)

Afërdita Pupo, 54 vjeç nga Tepelena (arrestuar)

Grupi i parave false

Leonardo Sulaj, 20 vjeç (kërkim)

Nandito Cela, 25 vjeç nga Qukës, Përrenjas (arrestuar)

Klodian Stavri, 23 vjeç nga Ura Vajgurore, Dimal (arrestuar)

Elvis Selmanaj, 27 vjeç nga Tirana (arrestuar)

Luljeta Torba, 57 vjeç nga Tirana (kërkim)

Lulzim Tema, 40 vjeç nga Thumana, Krujë (arrestuar)

Zbardhja e vrasjes

Nga hetimet e kryera është arritur të zbulohet se i arrestuari Anxhelo Cenkaj 18 vjeç në bashkëpunim me të kërkuarin Akil Topi, 36 vjeç nga Elbasani, në bashkëpunim me persona të tjerë kanë marrë pjesë në vrasjen e një shtetasi afgan 35 vjeç, ngjarje e ndodhur në 8 mars 2024 në Athinë. Shkak i vrasjes mendohet të jetë tregtia e drogës. Sipas policisë greke për këtë ngjarje po hetohet përfshira edhe e shtetasit Nektarios Karakalios, 25 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i arrestuar disa herë për vepra të rënda penale. Karakalios rezulton lidhje e grupit kriminal shqiptar “LIONS” dhe më parë ka qenë i arrestuar edhe për vrasjen e shtetasit Pëllumb Islami, 40 vjeç nga Delvina, ngjarje e ndodhur në Greqi, por është liruar më pas.

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerëP

Fier/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Q. T., 57 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. Z., 57 vjeç, banues në fshatin Peshtan Bregas dhe S. Sh., 68 vjeç, banues në Fier, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa leje, në banesat e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa bimë dekorative në pronën e një shtetasi tjetër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Nga sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë të hapura

Duke nisur nga sot të gjitha pikat kufitare me Greqinë do të rinisin punën, pasi qëndruan për dy ditë të mbyllura për shkak të grevës së sindikatës së Doganave.

Bëhet e ditur se situata në pikën kufitare të Kapshticës i është rikthyer normalitetit për të siguruar qarkullimin e të gjitha automjeteve, autobusëve apo kamionëve.

Pritet në orët në vijim një fluks i shtuar i lëvizjeve nga të dyja krahët.

Kujtojmë se për 48 orë u pezullua plotësisht qarkullimi përveç emergjencave shëndetësore dhe këmbësorëve pa bagazhe. Sipas policisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 348 në hyrje dhe 248 në dalje.

Këmbimi valutor,Euro nuk ndal rënien

Sot, më 4 prill 2024, dollari amerikan blihet me 94.3 lekë dhe shitet me 95.5 lekë.Euro blihet me 102 lekë dhe shitet 102.8 lekë.

Franga zvicerane këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet me 118.8 lekë dhe shitet me 120 lekë.

Dollari kanadez sot në blerje këmbehet me 69.6 lekë, ndërsa në shitje me 70.7 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Këmbimi valutor më 4 prill 2024! Euro nuk ndal rënien,


Del emri i shqiptarit të arrestuar qe furnizonte me droge grupin italian

Policia italiane ka zbuluar emrat e 13 personave të arrestuar sot në kuadër të operacionit që shkatërroi një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria dhe e shpërndante në Fondi. Mes 13 personave të arrestuar, është edhe shqiptari Adlis Shyti, 39 vjeç, i hetuar më parë edhe në kuadër të operacionit “Giano” në qershor 2022.

Në të gdhirë, 80 karabinierë nga komanda Latina dhe Catania në Itali u angazhuan në një operacion për ekzekutimin e 13 urdhër arresteve ndaj të dyshuarve për trafik ndërkombëtar droge nga Italia.

Kilogramë droge të ardhur nga Shqipëria fshiheshin në kamionë falë vende të improvizuara brenda tyre. Bëhet fjalë për kokainë, hashash dhe marijuana, gati për t’u shitur në zonën Pontine midis Fondi dhe Terracina, një treg veçanërisht i lulëzuar sipas hetuesve.

Të arrestuarit janë të gjithë me banim në Fondi, me disa precedentë të veçantë dhe prej vitesh konkurrojnë për tregun vendas.

Vetëm një prej tyre, disa kohë më parë, ishte zhvendosur në Caltagirone, në provincën e Katanias dhe ishte nën vëzhgim nga karabinierët vendas.

Hetimi nisi nga një sulm me armë, i kryer nga rivalët, në tetor 2020. Nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur dhe ngjarja mbeti e mbuluar në heshtje. Karabinierët e komandës Latina, megjithatë, kuptuan se një luftë po zhvillohej për kontrollin e zonave të trafikut të drogës në zonën e Pontines, duke kapur gjithashtu disa ngarkesa droge që mbërrinin në Fondi. Gjatë këtyre viteve të hetimeve, policia ka sekuestruar edhe armë