Autostrada Tiranë–Durrës, hapet tenderi për fazën e parë; shpejtësia do të jetë...

Autostrada Tiranë–Durrës, hapet tenderi për fazën e parë; shpejtësia do të jetë 90-140 km/h

404
SHPËRNDAJE

Punimet për zgjerimin e autostradës Tiranë – Durrës parashikohet të zgjatin 19 muaj nga momenti i nënshkrimit të kontratës me kompaninë që do të kryejë punimet.

Në tenderin e hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për fazën e parë të projektit specifikohet se periudha e parë e punimeve përfshin gërryerjen, prishjen e betonin ekzistues, si dhe ndërtimin e veprave të artit ku përfshihen tombinot apo drenazhimet, ndërkohë që asfaltimi do të nisë në muajin e 11-të të punimeve. Paralelisht, është specifikuar se pas zgjerimit të autostradës, shpejtësia e lejuar për qarkullimin e automjeteve do të jetë 90 – 140 km/h.

Tenderi i hapur nga ARRSH përfshin fazën e parë dhe ka një fond limit prej 1.66 mld lekë, ndërkohë që kompanitë e interesuara do të kenë një muaj afat për dorëzimin e ofertave të tyre.

Nisja e punimeve për zgjerimin e këtij segmenti rrugor është paralajmëruar më herët nga autoritetet shqiptare, që gjithashtu kanë bërë me dije se autostrada do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi.

Punimet për zgjerimin fillimisht do të përfshijnë 5 km e parë të autostradës. Paralelisht është hapur dhe tenderi për rikonstruksionin e rrugës së vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, që gjithashtu të çon në Durrës.

Fondi limit për ndërtimin e lotit të parë të kësaj rruge është rreth 755 mln lekë. Ndërhyrja në këto 2 akse rrugore synohet të sjellë një përmirësim në drejtim të trafikut, që aktualisht paraqet probleme të shumta

S'KA KOMENTE