Shqipëria Në Vendin E 9 Në Botë Për Çmimin Më Të Lartë Të Naftës

Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i gjashti në Europë dhe i nënti në botë për çmimin më të lartë të naftës. Të dhënat nga platforma “Global Petrol Prices” një litër naftë në vend kushton gati 2.1 dollarë. Hong Kongu është shteti ku nafta kushton më shumë, gati 3 dollarë për litër, ndërsa Venezuela më e lia me 4 cent për litër.

“Shumë shtrenjtë në raport me rrogat që marrim. Në Maqedoni dhe Kosovë nafta kushton gati 1 euro. 1 mijë e 80 lekë”, tregojnë qytetari.

Në fillim të vitit një litër naftë në vend shitej mesatarisht për 204 lekë, për të rënë në 179 lekë për litër në maj. Aktualisht në pikat e karburanteve, lënda djegëse tregtohet për rreth 198 lekë për litër.

“I bëjmë rritje kryeministrit të hapi rafineritë që të ulet çmimi. Janë çmimet më të larat në vitet e fundit”, tregon një tjetër.

Çdo litër naftë që shitet në pikat e karburanteve është i përbërë nga çmimi me të cilin lënda djegëse blihet në bursa dhe taksat e tarifat që aplikohen nga qeveria. Të dhënat nga bursa Platts tregojnë se çmimi naftës ka rënë në 836 dollarë për ton nga 883 dollarë muajin e shkuar.

Duke qenë se lënda blihet në dollarë, ndryshimi i kursit të këmbimit është faktor i rëndësishëm për përcaktimin e çmimit. Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, në fillim të muajit një dollar këmbehet me gati 100 lekë, ndërsa aktualisht me 94.82 lekë. Po pse nuk ulet çmimi i naftës në vend?

“Duke qene se kërkesa për produktet vijon të rritet, kjo rrjedhimisht sjell çmime të larta nga pikat e karburanteve”, tha Mikela Qafa, ekspert për ekonominë ekonominë.

Këto argumente konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare. Shqipëria ka importuar këtë vit më shumë karburant se kurrë më parë. 

Emigrantët, votohet marrëveshja në Itali/ Dhoma e deputetëve i jep dritën jeshile paktit Rama-Meloni

Me 189 vota pro dhe 126 vota kundër, Dhoma e ulet në Parlamentin ItaLian ka miratuar marreveshjen e firmosur mes kryeminIstrave Meloni dhe Rama per emigrantet.

Rezoluta e propozuar nga mazhoranca dhe e miratuar nga deputetet angazhon qeverinë e këtij vendi të ndërmarre veprime për te zbatuar sa më shpejt marrëveshjen.

Qeveria Italiane synon që të paraqesë sa më shpejt të jetë e mundur në dy dhomat e parlamenitt një projektligj- ratifikimimi I cili përmban rregullat dhe aktet nënligjore të cilat janë të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes me Shqipërinë dhe ngritjen e dy qendrave per pritjen e emigrantëve.

Ne rezolutën e miratuar theksohet zbatimi urgjent I protokollit te Bashkëpunimit, ndërsa Shqipëria vlerësohet nga deputetët Italian si një partner I rëndësishëm strategjik.

Roma zyrtare e ka theksuar ne kete rezolute se marreveshja me Tiranen per emigrantet mund te merret si nje shembull per bashkepunimet e te ardhmes ne fushen e migracionit edhe me partnere te tjere te rendesishem.

Miratimi i kesaj rezolute ne Dhomen e Deputeteve te Paralamentit Italian erdhi pas fjales se Ministrit te Jashtem Antonio Tajani I cili deklaroi se marreveshja per emigrantet e paligjshem mes Shqiperise dhe Italise nuk ka asnje ngjashmeri me planine e Britnaise per te derguar emigrantet e paligjshem drejt Ruandes.

Nderkohe Kuvendi i Shqiperise ka caktuar daten 21 dhjetor per te kaluar ne séance Marreveshjen mes Shqiperise dhe Italise.

Paketat e telefonise celulare jane shtrenjtuar

Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që këtë vit të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit.

Operatorët celularë kanë rritur çmimet për paketat bazë të komunikimit me parapagesë me 100-200 lekë në dy vitet e fundit, por ndërkohë kanë ulur njësitë e përfshira të komunikimit në to, si një formë për të nxitur përdoruesit të lëvizin drejt paketave me çmim më të lartë.

Paketa bazë e komunikimit 30-ditor për të dy operatorët celularë kushton 600 lekë dhe është identike në përmbajtje, me 50 minuta komunikim kombëtar dhe 50 MB internet të përfshira.

Ndërkohë, paketa e radhës 30-ditore tashmë ka një çmim prej 1 mijë lekësh. Në One Albania kjo paketë përfshin 400 minuta kombëtare, 400 SMS dhe 1 GB internet. Në Vodafone Albania, kjo paketë përfshin 300 minuta kombëtare, 300 SMS dhe 1 GB internet.

Duke pasur parasysh se tashmë pjesa dërrmuese e përdoruesve zotërojnë smartphone dhe janë përdorues të rregullt të internetit nëpërmjet tyre, njësitë që ofrojnë dy paketat e para nuk janë të mjaftueshme për një përdorim optimal mujor.

Sipas statistikave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues të telefonisë celulare në Shqipëri është afërsisht 7.5 GB në muaj.

Kjo kërkon blerjen e një pakete shtesë interneti, që kushton nga 500 deri në 800 lekë në muaj, në varësi të volumit dhe paketave të ofruara nga dy operatorët celularë.

Zgjidhja tjetër është kalimi në një paketë mujore universale me çmim më të lartë. Paketa e radhës 30-ditore kushton tashmë 1500 lekë në muaj.

Në One Albania, kjo përfshin 4000 minuta kombëtare, 1000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet. Në Vodafone Albania, paketa përfshin 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet.

Më tej, operatorët ofrojnë edhe paketa më të shtrenjta 30 ditore që kushtojnë deri në 2100 lekë. Një tendencë të ngjashme po shfaqin edhe paketat mujore të abonimit me kontratë.

Paketa më e lirë mujore për abonentët me kontratë tashmë kushton 900 lekë dhe për One Albania përfshin 400 minuta kombëtare, 400 SMS dhe 1 GB internet, ndërsa për Vodafone Albania 300 minuta, 300 SMS dhe 1 GB internet.

Për një komunikim të lirshëm, një abonent me kontratë duhet të kalojë në paketën e radhës që në One Albania përmban 5000 minuta kombëtare, 1000 SMS kombëtare, 10 Gb internet dhe kushton 1400 lekë në muaj për kontratat 12-mujore ose 1300 lekë në muaj për kontratat 24 mujore.

Në Vodafone Albania, plani kushton 1400 lekë në muaj dhe përfshin 2000 minuta kombëtare, 2000 SMS kombëtare dhe 10 GB internet.

Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm operatorë në treg.

Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas të operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit. Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës.

Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.

Në vitet e fundit, edhe dy operatorët më të mëdhenj celularë kanë raportuar një performancë zhgënjyese. Këto rezultate mund të shpjegohen me rënien e të ardhurave nga terminimi, nevoja e larta për investime, shpenzimet e konsiderueshme të amortizimit, etj.

Sipas AKEP, për vitin 2022 Vodafone Albania, ONE dhe Albtelecom raportuan të tria raportuan rezultat financiar me humbje. Në këto kushet, operatorët po shtrenjtojnë çmimet, në përpjekje për të përmirësuar gjendjen e llogarive të tyre.

Rënia e Euros në kursin e këmbimit me Lekun është përshpejtuar më shumë ditën e sotme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 103.2 lekë, në rënie me 0.6 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Në muaj, Euro ka humbur afërsisht 2.5 lekë në kursin e këmbimit me monedhën vendase dhe aktualisht ndodhet në nivelin më të ulët që prej datës 2 gusht.

Rënia e Euros po tërheq pas edhe valutat e tjera të huaja. Dollari Amerikan u këmbye sot me 94.71 lekë. Në një muaj, monedha amerikane ka humbur më shumë se 5 lekë në kursin e këmbimit dhe ndodhet aktualisht në nivelin më të ulët që prej datës 11 gusht.

Paundi Britanik dhe Franga Zvicerane ndodhen gjithashtu në nivelet më të ulëta prej më shumë se tre muajsh. Burime nga tregu valutor shprehen se ditën e sotme ka një rritje të shitjeve të Euros nga banka të veçanta tregtare.

Kjo e ka rritur më tej ofertën e Euros në treg dhe e ka tërhequr edhe më shumë në rënie kursin e monedhës europiane.

Qysh prej javës së fundit të muajit tetor, kursi Euro-Lek nisi një cikël gradual rënieje, që e ka ulur tashme në nivele të përafërta me sezonin veror, kur tradicionalisht kursi prek vlera të ulëta, për shkak të prurjeve nga turizmi.

Agjentët e tregut shprehen se oferta në tregun e valutor ka qenë konstante, ndërsa kërkesa për të e vakët. Një nga arsyet mund të ketë qenë se shumë subjekte të mëdha importuese kryen blerje të valutës gjatë verës, të joshura nga kursi shumë i ulët i këmbimit.

Kjo mund ta ketë zbehur kërkesën për Euro gjatë muajve të vjeshtës. Gjithashtu, një faktor që e ka tkurrur ndjeshëm kërkesën këtë vit është rënia e importeve të energjisë.

Vitin e kaluar, KESH realizoi importe të mëdha energjie, sidomos në gjysmën e dytë të tij. Këtë vit vlerat e importeve kanë qenë shumë të ulëta, madje, gjatë nëntorit KESH ka kryer tre procedura shitjeje (eksporti) të energjisë elektrike.

Nga ana tjetër, oferta e Lekut në tregun valutor vazhdon të jetë mjaft e shtrënguar. Qeveria këtë vit po mban një suficit buxhetor në nivelet më të larta historike. Në fund të tetorit, vlera e suficitit ishte më shumë se 48 miliardë lekë.

Ndërkohë, depozitat bankare në monedhën vendase këtë vit janë në stanjacion, me një rritje vjetore prej vetëm 0.3% në fund të muajit shtator.

Një faktor tjetër që besohet se ka nxitur shitjen e Euros dhe rritjen e kërkesës për Lekë ka qenë vendimi i shumë subjekteve huamarrëse për të kthyer kreditë në monedhën vendase.

Për shkak të rënies së kursit të këmbimit Euro-Lek dhe normave më të ulëta të interesit të kredisë në monedhën vendase, huamarrësit e kanë parë të leverdishme t’i kthejnë kreditë në Lekë. Kjo i ka dhënë edhe më shumë goditje kursit të këmbimit të Euros.

Së fundmi, rritja e normës bazë të interesit nga BSH në nëntor dhe paralajmërimet për rritje të mëtejshme gjatë muajve në vazhdim mund të kenë mbështetur edhe më shumë forcimin e Lekut, duke krijuar pritshmëritë te investitorët për kthime më të larta nga investimet financiare në monedhën vendase.

Reagon Delegacioni i BE-së në Shqipëri per tensionet ne Kuvend

Delegacioni i BE në Tiranë ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dhunshme në Kuvend.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, BE rikujton misionin e parlamentit, në funksion të rolit të tij. Mes të tjerash BE thekson rëndësinë e dialogut mes palëve, opozitës dhe maxhorancës.

Reagimi i BE
Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.

Ngjarjet e dhunshme Kuvend janë dënuar dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ajo Britanike, por dhe faktorë të tjerë ndërkombëtarë.

Fieraket kane nisur prenotimet per te kaluar jashte vendit ,festat e fund vitit

Fieraket kane nisur te prenotojne per te kaluar festat e nentorit , krishtlindjet dhe vitin e ri jashte vendit .Prenotimet e kesaj periidhe jane me te larta nga e njejta periudhe e vitit te kaluar

Fieraket kane nisur te mendojne per festat e nentorit, krishlindjeve dhe vitin e ri Prenotimet dhe destinacionet e kesaj periudhe jane me te larta nga e njejta periudhe e vitit te kaluar Sipas operatoreve turistike ne Fier gati 20-30% e familjeve mendojne te kalojne festat jashte vendit ku destinacionet me te kerkuara jane Italia dhe vendet europiane ku kane femijet apo familjaret e tyre .

Sipas operatoreve turistik ne Fier kete vit nuk mungojne edhe fluturimet per te kaluar pushimet festat e fundvitit drejt vendeve te ngrohta si Dubai , Karaibe etj

Nje ndikim ne rritjen e kerkesave per prenotimin e fluturimeve jashte vendit per festat e fundvitit ,kane qene ofertat e uleta te biletave te udhetimit low cost

Makina përplas për vdekje këmbësorin

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.

Vijojnë punimet në Aeroportin e Vlorës mes kundërshtimeve nga mbrojtës të mjedisit

Dy vjet, pas nëntorit të vitit 2021, kur filloi ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, punimet po vijojnë me ritëm të lartë në ngritjen e godinave të shërbimit, ndërsa dy pistat ku do të ulen avionët kanë përfunduar.

Këtë vit ka nisur ndërtimi i segmentit nga rruga kombëtare Fier-Vlorë drejt aeroportit dhe qeveria ka miratuar në buxhetin e vitit 2024 edhe një financim tjetër për përfundimin e punimeve të kësaj rruge.Qeveria shqiptare i ka shpërfillur deri tani reagimet e organizatave mjedisore dhe një rekomandim të shtatorit të këtij viti të Konventës së Bernës për pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës deri në kryerjen e një vlerësimi të ri të ndikimit mjedisor.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Dy muaj më parë Aleanca për Mbrojtjen e Ligatinave të Mesdheut, një grupim organizatash për mbrojtjen e mjedisit i dërguan një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, Komisionit Europian dhe Organizatës Ndërkombëtare për Transportin Ajror, (IATA), ku kërkojnë pezullimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës.

Letra ishte firmosur nga 33 organizata mjedisore nga të paktën 27 shtete në rajon.

Gjykata e Tiranës ka në shqyrtim, ndërkaq, një padi të depozituar në nëntor të vitit 2022 nga dy organizata mjedisore shqiptare, “PPNEA” dhe “AOS”, me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare “EuroNatur”, që kundërshtojnë planin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës.

Gjykata Administrative e shkallës së parë të Tiranës kishte vendosur në nëntor 2022 të mos pranonte padinë e depozituar të dy organizatave mjedisore shqiptare, por Gjykata Administrative e Apelit e ka rrëzuar këtë vendim duke u dhënë legjitimitet organizatave mjedisore të ballfaqohen në gjykatë me qeverinë lidhur me vendimmarrjen për ndërtimin e aeroportit.

Qeveria shqiptare nga ana e saj ka deklaruar se projekti për të ndërtuar aeroportin e Vlorës nuk prek zonën e mbrojtur të Nartës, por përkundrazi i jep zhvillim turizmit dhe gjithë qarkut.

Sipas autoriteteve qeveritare në thelb projekti parashikon investim në zonën ku dikur ka qenë aeroporti i vjetër dhe janë parë mundësitë që projekti të respektojë rregullat për mjedisin.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi verën e këtij viti në rrjetet sociale të fotove që tregonin pistën e re të aeroportit të sapondërtuar u shpreh se punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025 në Aeroportin e Vlorës.

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve , ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Në Mars të këtij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro./VOA