Kush po “luan” me euron? – Ekspertët: Ja kur pritet të forcohet monedha europiane

Pikiata e monedhës evropiane kundrejt lekut, duke prekur kufirin e 100 lekëve, nivelit më të ulët që prej korrikut 2023, për ekspertin Adrian Civici ka ardhur si pasojë e shtimit të turistëve, investimeve të huaja dhe qarkullimit të një sasie të madhe të euros në treg.

“Po të shikojmë këtë kurs të ri të këmbimit, është një rrjedhim logjik që ndodh në 2-3 vitet e fundit. Tendenca  e 3 viteve të fundit ka ardhur në një trajektore duke u ulur. Nga analizat që bëhen janë shumë faktorë, por ajo që është e përgjithshmja, është se raporti midisa euro-lekë, tregon sasi shumë të madhe dhe rrija shumë e shpejtë e sasisë dhe disponibilitetit të eurove në qarkullim, ka bërë që leku të forcohet dhe euro të dobësohet.

Ka dhe faktorë të tjerë. Euro disponibël sa vijnë dhe shtohet, ndërkohë që leku është më i kontrolluar dhe si çdo mall tjetër i përgjigjet kërkesë-ofertës. Nëse një monedhë është në sasi të madhe natyrishte edhe çmimi i saj bie”

Edhe eksperti Mateo Spaho thotë për SCAN tv se ky zhvlerësim i euros vjen si pasojë e faktorit sezonal, si dhe investimeve të huaja direkte që kapin vlerën e 1.6 mld eurove

“Kemi një situatë ku niveli i mprteve po rritet. Jemi edhe më të euroizuar pasi rritja e imprteve krijon domosdoshmëri të përdorimit të euros më të lartë. Janë faktorë që nuk do ishte çudi që një tendencë dobësuese e euros të jetë e vijueshme për faktorin sezonal edhe për elementë të tjerë që lidhen  me investimet e huaja, të cilat në Shqipëri në 2023 kanë qënë 1.6 mld euro dhe kjo do të thotë që mesatarisht është 500-600 mln euro shtesë.” thotë Spaho.

Ekspertët theksojnë se krahas faktorëve të tjerë, rol të fortë luan edhe sjellja psikologjike e konsumatorëve, të cilët besojnë se leku do vazhdojë të forcohet dhe kjo ndikon në dobësimin e mëtejmë të monedhës europiane. Por si e shohin ata ecurinë e kursit të këmbimit dhe çfarë sugjerojnë?

“Presioni do të vijojë të jetë i madh, nuk është vetëm sezoni turstik dhe eurot në qarkullim , por janë dhe një sasi eurosh informale që hyjnë në tregjet monetare, si dhe faktorë që lidhen me bilancin tregtar dhe transferimin e fitimeve që bëjnë kompani të ndryshme në disa periudha të vitit, ku për pjesën e investimeve të huaja direkte vjen në euro, pa përmendur dhe faktorë të tjerë si ai psikologjik i krijuar në këtë moment. Megjithatë ‘’goditja’’ në mund ta quajmë,  duhet të pritet dhe një periudhë disa javore nëse ka dhe faktor tjetër” – thotë Civici.

“Jemi në një situatë ku Banka e Shqipërisë duhet të ndërhynte duke ulur nomën bazë të interesit, duke liruar kreditë nga Bankat e Nivelit të Dytë, nga një krah kjo do të dobësonte relativisht kursin e këmbimit të lekut dhe do përmirësonte situatën, por nga ana tjetër do të jepte impuls për rritje të infalcionit” – shton Spaho.

Që nga fillimi i këtij viti, leku është luhatur nga 100.78 në 104.5 lekë për euro. Ecuria e pazakontë e monedhës kombëtare sfidon në këtë mënyrë zhvillimet tipike sezonale të krijuara përgjatë dekadave. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në dy muajt e parë të këtij viti, vizitorët e huaj në vend u rritën me 49%.

/SCAN

Çela para KLP-së: Na mungojnë 123 prokurorë! Harta gjyqësore, sfiduese 

Kryeprokurori Olsian Çela po raporton sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për punën e prokurorisë përgjatë vitit 2023. Prokurori i Përgjithshëm u ndal edhe numri i prokurorëve.

Në vitit 2023 numri faktik i prokurorëve në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm ka qenë 198 (përfshirë dhe emërimet në korrik të 26 magjistratëve të rinj). Ky tregues evidenton strukturën faktike me 62 % të prokurorëve kundrejt numrit organik prej 321 prokurorësh dhe mungesën e 38 % të numrit të prokurorëve. 

Në këtë vështrim, gjendja e numrit faktik të prokurorëve sipas niveleve të prokurorive ka qenë: – 177  prokurorë në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë, ose 101 prokurorë më pak krahasuar me numrin organik (64 % e strukturës organike); 10 prokurorë në prokurorinë pranë Gjykatës të Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose 16 prokuror më pak krahasuar me numrin organik (38 % e strukturës organike) dhe 11 prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme ose 6 prokurorë më pak se numri organik (65 % e strukturës organike)”, tha Çela.

Çela e cilësoi këtë vit si një vit sfidues prej hartës së re gjyqësorë.

Viti 2023 ishte një vit sfidues për prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për shkak të çështjeve administrative dhe procedurale që lidheshin me zbatimin e hartës së re gjyqësore dhe vijimit të uljes së numrit të prokurorëve si pasojë e pezullimit apo shkarkimit gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar. 

Megjithatë, përpjekjet dhe profesionalizmi i prokurorëve në të gjithë nivelet pavarësisht ngarkesës, dhe bashkëpunimi institucional dhe ndërinstitucional, dhanë rezultate në punën hetimore dhe zbatimin e rekomandimeve drejtuar prokurorive me juridiksion të përgjithshëm, siç do të paraqitet në vijim”, tha Çela.

Kryeprokurori Çela tha se në vitin 2023 janë trajtuar 55 mijë e 253 kallëzime, 9.4% më pak se në 2022.

Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar  55253  materiale kallëzuese që përbën një ulje prej 9,4 % në krahasim me vitin 2022.

Janë ndjekur gjithsej 45715 procedime penale, që përbëjnë një ulje prej 5,2 % në krahasim me vitin 2022, nga të cilat 24095 janë procedime penale të regjistruara, me një ulje  prej 6,2 % në krahasim me vitin 2022 dhe 201 procedime penale të rifilluara, që tregon ulje prej 70 % në krahasim me vitin 2022. 

Janë mbartur 21011 procedime penale me një ulje  prej 3,9 % krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2022. Është vendosur mosfillimi për 9946  referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një ulje prej 22,2 % në krahasim me vitin 2022″, tha Çela.

I kërkuar për trafik droge, kapet me armë shqiptari në GREQI

Një 41 vjeçar shqiptar, i kërkuar prej 6 vitesh nga policia, ka rënë në pranga në Selanik.

Burime bëjnë me dije se shqiptari i arrestuar, kërkohej me urdhër të Prokurorit në Selanik prej vitit 2018 për trafik droge. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia greke gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri bashkë me 15 fishekë.

Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Pensionistet ne Fier dynden ne Bashki, kundershtojne rritjen e taksave vendore

Dhjetera pensionistë i jane drejtuar mengjesin e sotem zyrave me nje ndalese te bashkisë Fier për të kundërshtuar rritjen e taksave vendore të cilat paguhen në faturat e ujit.

Invalideve u janë shtuar 6000 lekë të vjetra si taksë ndertese apo tarifë për arsimin nderkohe qe ne zyren me nje ndalese ata jane shprehur se kjo shtese eshte ne kudnershtim me ligjin duke kerkuar heqjen e ketij detyrimi

Por nga bashkia Fier mesohet se pensionistet jane te perjashtuar nga kjo takse por nga ana e ujesjellesit nuk jane perditesuar te dhenat qe bejne te mundur perjashtimin e pensionisteve nga kjo takse.

Sipas informacionit te marre nga bashkia Fier po merren ankesat nga pensionistet qe jane perfshire ne keto taksa per t’ia percjelle ujesjellesit dhe per te kryer perjashtimin nga kjo takse

Të rinjtë në emigracion, të moshuarit punojnë

Dy vitet e fundit, papunësia te të rinjtë është rritur, por të dhënat nga anketat e INSTAT tregojnë se punësimi te personat mbi 65 vjeç (pensionistët) po rritet ndjeshëm vitet e fundit.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar, 18% e personave mbi 65 vjeç ishin të punësuar, niveli më i lartë që nga tremujori i tretë 2022.Më 2023, shkalla e punësimit mbi moshën 65 vjeç ishte mesatarisht 16.3%, nga rreth 14.8% në vitin 2022.

Më pas, rritja e punësimit në moshën e tretë nisi të forcohej pas pandemisë, kur flukset e emigrimit filluan të rriten sërish, duke lënë mangësi në tregun e punës.

Në njërën anë, hapësirat e lëna bosh nga të rinjtë në tregun e punës dhe në tjetrën pensionet e ulëta, po shtyjnë gjithnjë e më shumë pensionistët të punojnë.

Puna pas pensionit është e pranishme në të gjithë sektorët, madje edhe në sektorin publik.

Në qarqet e vendit, ende shumë pensionistë punojnë në sektorët e arsimit, shëndetësisë, etj., për shkak se nuk ka të rinj për t’i zëvendësuar.

Në të njëjtën periudhë, tregu i punës është bërë më pak tërheqës për të rinjtë.

Gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2023, sipas të dhënave nga Anketa e Forcës së Punës, ishin të punësuar mbi 253,5 mijë persona të moshës 15-29 vjeç, ose 21 mijë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhëna të detajuara nga INSTAT tregojnë se punësimi në këtë kategori ra me -7.7%.

Me përjashtim të periudhës korrik-shtator, kur është kulmi i turizmit, në tre tremujorët e tretë, numri i të punësuarve të grupmoshës 15-29 vjeç erdhi në rënie.

Rënia e punësimit në moshat e reja u shoqërua me rritje jo të zakontë të punësimit të pensionistëve (grupmosha mbi 64 vjeç). Sipas INSTAT, punësimi në këtë grup pati një zgjerim vjetor me gati 50% në tremujorin e fundit të vitit 2023.

Gati 82 mijë persona mbi 64 vjeç ishin në punë në tetor-dhjetor 2023, nga 54,5 mijë që ishin në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Të dhënat tregojnë se ishin punësuar mbi 27 mijë pensionistë më shumë se në tremujorin e fundit të vitit 2022.

Ka një tendencë vitet e fundit se kur bie punësimi i të rinjve ka më shumë të punësuar mes pensionistëve.

Punësimi i të rinjve po has në vështirësi vitet e fundit, duke reflektuar rikthimin e papunësisë, edhe pse tregu i punës ka shfaqur kërkesë të fortë, sidomos pas pandemisë.MONITOR

Perplasen dy automjete, plagosen 3 persona

Aksident ne anksin rrugor Fushe Kruje- Vore prane vendit te quajtur Ura Gjole. Dy autovetura jane perplasur me njera tjetren me pasoje plagosjen e tre personave, njeri dergohet ne spitalin e traumes. Mendohet shkak lageshtira ne rruge, policia ne vendngjarje.

Asambleja voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, raporton Gazeta Express.

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.

Më herët gjatë ditës, Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci në Këshillin e Europës i ka hedhur poshtë disa amandamente tjera që u propozuan nga delegacioni serb dhe disa deputetë italianë e një hungarez që themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të bëhet kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Ndërsa dje në Komitetin për Çështje Ligjore dhe të Drejta të Njeriut në Këshillin e Europës u votua unanimisht pro aplikimit të Kosovës për anëtarësim.

Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi ika plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Tani, fjalën përfundimtare për anëtarësimin e Kosovës duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës në maj.

Deklaratat e Metës për kreun e SPAK, reagon KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka reaguar për akuzat që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë ndaj SPAK-ut dhe drejtuesit të institucionit, Altin Dumanit.

Reagim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë:

Këshilli i Lartë i Prokurorisë si organ qeverisës e kushtetues i sistemit të akuzës, ndjek me vëmendje çdo reagim publik lidhur me punën e institucionit të prokurorisë dhe në veçanti të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

Në këtë kuadër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur me shqetësim ditët e fundit, deklaratat e subjekteve të veçanta në mediat audio vizive dhe ato elektronike, lidhur me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pranë (SPAK) dhe kreut të saj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dënon çdo gjuhë urrejtje, shprehje, veprim fyes dhe intimidues që synon të denigrojë në mënyrë të padrejtë figurën e prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre, duke i bërë thirrje gjithkujt të mos cenojë në asnjë mënyrë punën profesionale të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. 

Çdo subjekt i përfshirë në veprimtarinë ligjore të prokurorisë, ka të drejtë të paraqesë çdo pretendim, ankesë apo kundërshtim në Gjykatën kompetente të parashikuar nga ligji për dhënien e drejtësisë. Kjo, në një shtet demokratik, është e vetmja mënyrë për të arritur tek e vërteta.

Në të njëjtën kohë Këshilli mbështet pa rezerva veprimtarinë ligjore të çdo prokurori të sistemit të prokurorisë, duke i inkurajuar ata të vijojnë të ushtrojnë me kompetencë dhe pavarësi të plotë funksionin e tyre për ngritjen dhe përfaqësimin e akuzës ndaj kujtdo, në emër të shtetit shqiptar, të pa ndikuar nga askush.