Messi fiton për herë të 8 “Topin e Artë”

Messi fiton për herë të 8 “Topin e Artë”

39
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e te hënes, e më konkretisht, që prej orës, 20:30, në Paris, të Francës u zhvillua ceremonia e “Topit të Artë”

Pas ndarjes së çmimit “Kopa”, “Socrates”, atij për skuadrën më të mirë në futbollin e femrave, çmimit “Yashin”, çmimit  “Gerd Muller”, atij për ekipin më të mirë në botë për futbollin e meshkujve edhe “Topit të Artë” për femra, u dha edhe çmimi më i rëndësishëm i mbrëmjes, “Topi i Artë” për meshkuj.

Ashtu siç pritej, fituesi i Kupës së Botës, me Kombëtaren argjentinase, Lionel Messi ka arritur të ngrejë për herën e 8 në karrierën e tij, trofeun e “Topit të Artë”, duke konfirmuar edhe një herë tjetër, se “pleshti” është lojtari më i mirë në historinë e futbollit botëror.

S'KA KOMENTE