Fieraku Xhuljo Vrenozi merr trofeun e 19-të në boksin profesionist

Fieraku Xhuljo Vrenozi merr trofeun e 19-të në boksin profesionist

126
SHPËRNDAJE

Xhuljo Vrenozi ka kaluar me sukses duelin e tij të radhës në boksin profesionist. 30-vjeçari fierak ka triumfuar disa ditë më parë ndaj kroatit Anto Nakiç, ndeshje e zhvilluar në Komo të Italisë, e vlefshme për peshat “super welter”.

Një duel i dominuar tërësisht nga boksieri shqiptar, i cili e mposhti kundërshtarin në raundin e katërt me KO, në një duel ku kroati përfundoi plot 5 herë “knock down”. Pas një serie goditjesh efikase në brinjë, vendimtare rezultoi një goditje e fortë në nofull, duke bërë që Nakiç të përfundonte në tapet, duke sjellë edhe mbylljen përfundimtare të duelit. Ky ishte triumfi i 19-të në si profesionist për Xhuljo Vrenozin, i cili është një prej boksierëve më të suksesshëm shqiptarë.

Kujtojmë se Xhuljo regjistron gjithashtu edhe tituj të shumtë kombëtarë në boksin olimpik, ose siç njihet ndryshe në atë amator. Pas kësaj fitoreje objektivi i Vrenozit është zhvillimi i një dueli për titull “WBC” në Shqipëri, për të kërkuar edhe fitoren e 20-të në dorezat profesioniste.

S'KA KOMENTE