Kandidatja e PD per Bashkine FIER ben deklaraten e forte pas mesazheve...

Kandidatja e PD per Bashkine FIER ben deklaraten e forte pas mesazheve qe merr nga banore te ndryshem

912
SHPËRNDAJE

Kandidatja e PD per Bashkine Fier Eriselda Zotaj Celaj ka dale sot me nje deklarate te forte ne rrjetet socale pas mesazheve qe ka marre nga qytetare te Fierit se ndihen nen presion. Pas ketyre mesazheve kandidatja e ka nisur postimine saj me nje kryetitull SHQIPERIA NE DIKTATURE!

POSTIMI I PLOTE I KANDIDATES SE PD PER BASHKINE FIER ERISELDA ZOTAJ CELAJ:

Shqipëria në diktaturë!
Janë qindra qytetarë që më dërgojnë mesazhe dhe më shkruajnë: “nuk dalim dot hapur, se kemi frikë”; “nuk bëjmë dot like në faqe se na ndjekin kush e bën like faqen tënde”.
-Të jesh i punësuar sot nuk është me aftësi apo meritokraci por sa like i bëjmë kryetarit dhe qeverisë.
Pra, kur Plutokracia zëvendëson meritokracinë, do të thotë as më shumë dhe as më pak mbytje e demokracisë.
-Çdo gjë është për fasadë, për të rritur audiencën fiktive dhe të rremë pra asgjë të vërtetë.
Për qeverinë shqiptare problemet ekonomike dhe sociale nuk kanë rëndesi sepse suksesin e saj e mat me “Pëlqimet’ dhe ‘Shpërndarjet’ në rrjetet sociale dhe paralelisht me betejën elektorale në terren, ka përveshë mëngët edhe për një tjetër fushëbeteje, atë që po zhvillon pas ekranit të një kompjuteri apo celulari.
-Ndëshkimin për keqpërdorimin e qytetarëve në funksion të propagandës së gënjeshtërt të “Rilindjes” dhe të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nëpërmjet shantazhit, intimidimit dhe presionit, do ta marrin me votë
Do të ndëshkojmë me votë në 14 maji qeverinë e mashtrimit, korrupsionit dhe propagandës.
-Ne do të punojmë me njerëz në funksion të qytetit jo të partisë.
-14 maji është dita kur kjo qeveri e korruptuar do të marr dënimin e saj.

S'KA KOMENTE