Euro 2024/ Shqipëria përballet me kundërshtarë të vështirë

Euro 2024/ Shqipëria përballet me kundërshtarë të vështirë

71
SHPËRNDAJE

Koha e pritjes mbaroi. Në orën 18:00 ka nisur shorti i Euro 2024, në Hamburg, ku Shqipëria mëson kundërshtarët në Europianin e verës së ardhshme.

Në premierën e spektaklit europian, kuqezinjtë shpresojnë në kundërshtarë të kalueshëm. Të besuarit e Sylvinhos gjenden në vazon e dytë dhe nuk do mund të përballen me skuadra të tilla si Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë dhe Austri, pasi janë në një vazo me ne.

Shmangia e një rivali të fortë duket e pamundur, pasi në vazon e parë kemi Përfaqësuese të një kalibri të jashtëzakonshëm si Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika dhe Anglia.

Me pak fat në vazon e 3-të mund të “peshkojmë” rival të pranueshëm, pasi aty pozicionohen Kroacia, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia dhe Holanda.

Vazo e katërt sjell kundërshtarë të mundshëm si Italia, Serbia dhe Zvicra, pa llogaritur këtu 3 ekipe akoma enigmë që vijnë nga Play-Off. Nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm se të shpresojmë për të më mirën!

Vazot:

Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia

Vazo 2: Shqipëria, Hungari, Turqi, Rumani, Danimarkë, Austri.

Vazo 3: Holanda  Kroacia, Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia

Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, Play Off A, Play Off B, Play Off C

Shorti:

GRUPI A: Gjermania, Hungaria, Skocia
GRUPI B: 
Spanja, Shqipëria, Kroacia, Italia
GRUPI C: 
Anglia, Danimarka, Sllovenia
GREPI D: 
Franca, Austria, Holanda
GRUPI E: 
Belgjika, Rumania, Sllovakia
GRUPI F: 
Portugalia, Turqia, Çekia,

S'KA KOMENTE