Spitali Memorial i Fierit, diagnostikime përmes angiografisë cerebrale

Spitali Memorial i Fierit, diagnostikime përmes angiografisë cerebrale

1408
SHPËRNDAJE

Në spitalin Rajonal Memorial Fier kanë filluar të realizohen me sukses procedurat e para të diagnostikimit të patologjive të arterieve karotide (arterieve kryesore që furnizojnë trurin me gjak) dhe arterieve cerebrale nëpërmjet angiografisë cerebrale.

Ky ekzaminim mjekësor mini-invaziv përdor rrezet x dhe identifikon problematikat shëndetësore të enëve të gjakut në tru, tek pacienti.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, duke shprehur mirënjohjen për ekipin multidisiplinar turko-shqiptar të Spitalit Memorial, ka bërë të ditur sot se “në Njësinë e Strokut në Spitalin Rajonal Memorial Fier, realizohet me sukses procedura e diagnostikimit të patologjive të arterieve që furnizojnë trurin nëpërmjet angiografisë cerebrale. Kjo procedurë realizohet duke përdorur teknologjinë më bashkëkohore nëpërmjet një kateteri duke krijuar pamje imazherike të avancuara, për të shmangur ndërhyrjet kirurgjikale te pacienti.

Nga kjo ndërhyrje pacienti ka këto përfitime shëndetësore: Angiografia Cerebrale eliminon nevojën për ndërhyrje kirurgjikale tek pacienti.

Kjo metodë pranohet si standardi i artë në diagnostikimin e sëmundjes së arterieve cerebrale. Nëpërmjet angiografisë bëhet vlerësimi nëse lezionet e vazave që furnizojnë trurin kanë indikacion për trajtim kirurgjikal/ endovaskular apo konservativ.

Ekipi Multidisiplinar është i përbërë nga mjekë turq dhe shqiptarë si dhe teknikë imazherie të trajnuar. Në ekip morën pjesë mjekë specialistë neurologë, neurokirurgë, radiologë, intervencionues dhe kardiologë. 

Nga fillimi i procedurës në muajin shkurt 2023 janë realizuar deri më sot 6 raste të referuara nga shërbimi i neurokirurgjisë në QSUT dhe nga spitalet rajonale në vend.

S'KA KOMENTE