Braçe i permend familjen deputetit demokrat, shmanget përplasja fizike mes tyre

Braçe i permend familjen deputetit demokrat, shmanget përplasja fizike mes tyre

61
SHPËRNDAJE

Seanca e djeshme në Kuvend që vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, është shoqëruar me debate dhe tensione.

Deputeti Erion Brace është përplasur në Kuvend me deputetin Edmond Spaho. Braçe nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa theksoi se nuk kanë për të gjetur asnjë qindarkë të vjedhur nga ai.

Spaho e ka quajtur qelbësirë , ndërsa i revoltuar afrohet afër Brace, por në atë moment ndërhyjnë për ta larguar.

Pjesë nga debati:

Bracce: Mondi ti yt atë, jot ëmë dhe gjithë çfarë keni këtu bëhuni bashkë dhe merrni një gërshërë… dhe nuk keni për të gjetur kurrë një qindarkë në xhepin tim. Në zonën time janë bërë 3 sera dhe të 3 janë në prodhim dhe ka njerëz brenda që punonjës dhe që paguhet

Spaho: Morë qelbësirë, more rrugaç….

S'KA KOMENTE