Sa do rriten pagat për arsimtarët dhe bluzat e bardha? – Buxheti...

Sa do rriten pagat për arsimtarët dhe bluzat e bardha? – Buxheti afatmesëm/ Përfitojnë mbi 77 mijë punonjës

97
SHPËRNDAJE

Mbi 77 mijë punonjës do të përfitojnë rritje page përgjatë vitit 2024.  Dokumenti i programit buxhetor afatmesëm 2024-2026 i rishikuar është botuar në Fletoren Zyrtare dhe detajon prioritetet për 3 vitet e ardhshme. Sipas dokumentit,  gjatë  ciklit  afatmesëm 2024–2026, parashikohet vijimi  i  ofrimit  të shërbimeve  për qytetarët  në arsim,  shëndetësi,  transport,  bujqësi  etj  me  standarde  dhe  cilësi  si  dhe financimi i  disa  politikave  të reja  të nisura  përgjatë vitit  2023. Konkretisht, synohet financimi i politikës së re të rritjes së pagave kryesisht në sektorët prioritarë si shëndetësia, arsimi, siguria, mbrojtja.

Për  vitin  2023-2024,  parashikohen  të përfitojnë nga  rishikimi  i  politikës  së rritjes  së pagave rreth  36  000  punonjës  arsimor  të Sistemit  Arsimor  Parauniversitar,  ku  për  vitin 2024 parashikohet rritje e pagës me 23-36% të pagës bruto; Rreth   18,858   punonjës të Sistemit   Shëndetësor,   ku   përgjatë   dy   viteve   do   të realizohet rritja mesatare për mjekët dhe infermierët që varion nga 26-34% të pagës bruto; Rreth  22 500 punonjës të sistemit  me  Grada që parashikohet  të përfitojnë  rritje  të pagës për gradë me mesatarisht 30% për vitin 2024.

Sa i takon treguesve kyç të perfomancës, të ardhurat tatimore parashikohen nivelin 28.4% të PBB në vitin 2026, nga 28.3% që janë programuar për vitin 2024; Niveli  i  Borxhit  Publik  parashikohet  të  ulet  në  64.2%  të  PBB  në  vitin  2026,  nga niveli 67.5% i PBB i parashikuar për vitin 2023. Përmirësim të dukshëm në renditjen e Shqipërisë tek Indeksi i Buxhetit të Hapur), nga 52/100 pikë në vitin 2023, parashikohet të arrihet vlera 59/100 pikë në  vitin 2026.

S'KA KOMENTE