Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë

Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë

171
SHPËRNDAJE

Albana Koçiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për detyrën e Ministres së Shëndetësisë. Koçiu mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013 duke qenë një nga drejtueset më jetëgjata në krye të Shërbimit Civil.

Znj. Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës dhe ka ardhur në krye të Departamentit të Administratës Publike pas një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore. Njëherazi, Znj. Koçiu ka ndjekur një sërë kursesh dhe trajnimesh profesionale mbi drejtimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, rekrutimin efektiv në shërbimin civil, analizën e nevojave për trajnim në administratën publike etj

Si Drejtor i Departamentit të Administratës Publike, znj. Koçiu kryeson në nivel teknik procesin e Reformës së Administratës Publike, si një ndër prioritetet e vendit drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

S'KA KOMENTE