“Shqipëria Bëhet”, lëvizja e re me Adriatik Lapajn prezantohet për publikun më...

“Shqipëria Bëhet”, lëvizja e re me Adriatik Lapajn prezantohet për publikun më 18 shtator

8734
SHPËRNDAJE

Shqipëria bëhet”, do të jetë lëvizja më e re qytetare, e cila do të prezantojë platformën e saj më 18 shtator. Nëpërmjet një njoftimi, thuhet se në orën 18:30 do të prezantohet ekipi, programi, kauzat tona dhe hapat e mëtejshëm.

Njoftimi: Të nderuar përfaqësues të medias, me rastin e nisjes së lëvizjes qytetare “Shqiperia Bëhet”, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në aktivitetin zyrtar të prezantimit me publikun dhe median:

E hënë, 18 shtator 2023, ora 18:30,  pranë zyrave tona, rruga ‘Jeronim De Rada’ Tiranë.

Gjatë këtij eventi do të prezantohet ekipi, programi, kauzat tona dhe hapat e mëtejshëm.

Duke shpresuar në bashkëpunim të frytshëm nga ky moment e në vijim, do e vlerësonim prezencën tuaj dhe pasqyrimin mediatik.

Më 4 shtator, aktivisti Adriatik Lapaj ka shpërndarë një video në rrjetin e tij social Facebook. Në të flitej rreth demokracisë dhe sistemit zgjedhor, ku theksohej ndryshimi i tij në lista të hapura.

“Shqipërisë i duhet një demokraci që funksionon, ku qytetari ka zë dhe vota ka vlerë. Ku qytetarët jo thjesht votojnë, por zgjedhin, ku kandidatët nuk zgjidhen nga kryetarët, por qytetarët. Ku të zgjedhurit mbajnë përgjegjësi ndaj qytetarëve. Shqipëria bëhet, kur njerëzit kanë zë dhe zëri i tyre dëgjohet. Ndaj duhet hapur gara. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, lista 100% të hapura. Nuk ka forcë më të madhe se populli kur bashkohet. A je gati? 18 shtator”, shkruhej në video.

Prej kohësh Lapaj ka paralajmëruar në media, fillimin e një lëvizje të re, e përbërë sipas tij nga qytetarë intelektualë të cilët do të luftojnë për parime pro-demokratike.

Ende nuk ka një informacion të plotë rreth kauzave që do të përfaqësojnë anëtarët e kësaj lëvizje, megjithatë, aktivisti ka theksuar shpeshherë listat e hapura dhe referendumet.

S'KA KOMENTE