Pse BSH po blen shumë euro në tregun e brendshëm?

Pse BSH po blen shumë euro në tregun e brendshëm?

158
SHPËRNDAJE

Për të reduktuar volumin e madh të parave që qarkulluan jashtë sistemit bankar veccanërisht gjatë tremujorit të fundit 2022, Banka e Shqipërisë ka blerë një vlerë të madhe valute në treg. Ajo raporton se vetëm për muajin dhjetor volumi i parasë në qarkullim jashtë bankave është rritur me 9 miliardë lekë, apo afërsisht 90 milionë dollarë. Për të zbutur këtë efekt, Banka e Shqipërisë ka rritur me 3.2 miliardë lekë portofolin e vetë të bonove të thesarit, si dhe ka blerë më tregun e brendshëm valutor një total prej 5.3 miliardë lekësh.

Ndërkaq, Gjatë 3-mujorit të katërt të vitit 2022, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar 4 ankande për blerjen e valutës. Në total gjatë vitit 2022, u blenë 142.24 milionë Euro. Ndërkohë që shumë e lartë do të jeta blerja në tregun e brendshëm valutor përgjatë këtij viti. Gjatë vitit 2023, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 160-220 milionë Euro.

Tremujori i fundit i vitit të shkuar ka shënuar një mungesë të fortë likuiditetesh në sistemin bankar, për shkak të akumulimit të parave nga ana e Ministrisë së Financave, por edhe nga rritja e fortë e parasë në qarkullim jashtë bankave. Mungesë që e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e likuiditetit. Është vetë banka e Shqipërisë që raporton se injektimi mesatar ditor ka vijuar të rritet në 44.60 miliardë lekë kundrejt 43.9 miliardë lekëve mesatarisht në 6 muajt e mëparshëm. Mungesa mesatare ditore e likuiditetit gjatë 3-mujorit të fundit ka qenë 8.30 miliardë lekë më e lartë se mungesa mesatare e 5 viteve të fundit prej 36.30 miliardë lekësh.

Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë, ka përdorur instrumentin e saj kryesor,  arrëveshjen e anasjelltë të riblerjes me maturim njëjavor për mesatarisht 27.05 miliardë lekë ose 60.65%, kundrejt 55.4% në 3-mujorin e mëparshëm. Injektimet 3-mujore janë ulur gradualisht çdo muaj nga 19.25 miliardë lekë në 15.76 miliardë lekë në parapritje të rënies së mungesës në fillim të vitit 2023.

SCAN

S'KA KOMENTE