Shpërthen bombola e gazit në Berat, shpeton familja me 7 anetarë

Shpërthen bombola e gazit në Berat, shpeton familja me 7 anetarë

844
SHPËRNDAJE

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.

Mesohet se banesa ishte në pronësi të shtetasit Agur Cako dhe e gjitha familja, e përbërë nga 7 persona, ndodhej brenda në banesë në momentin e shpërthimit të bombolës.

Bombola e gazit ndodhej në një dhomëz të vogël përbri banesës, ambient që familja Cako e kishte adaptuar për dhomë gatimi.Pas shpërthimit,flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi. E gjithë familja ka dalë jashtë banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij.

S'KA KOMENTE