Rriten eksportet per vajin e ullirit prodhuar ne Cakran te Fierit.

Rriten eksportet per vajin e ullirit prodhuar ne Cakran te Fierit.

836
SHPËRNDAJE

Per here te pare fermeri i zones se Cakranit po njeh si treg per shitjen e vajit te ullirit jo vetem tregun vendas por edhe per eksport me vendet e rajonit dhe vecanerisht Italine.

Sipas zoteruesve te fabrikave te vajit te ullirit ne Cakran te Fierit prej fillimit te prodhimit te vajit te ullirit ne fundvitin e kaluar dhe duke vijuar edhe per kete vit per prodhuesit dhe fermeret e kesaj zone eshte arritur te shitet i gjithe prodhimi i vajit te ktij viti dhe stokur nga viti i meparshem. Zoteruesit e fabrikave te vajit te ullirit jane shprehur te kenaqur per cmimet e eksporteve.Ne opinionet e tyre zoteruesit e fabrikave te perpunimit dhe prodhimit te vajit te ullirit ne Cakran jane shprehur se kane arritur si asnjehere te kene nje sasi te madhe te vajit te prodhuar dhe eksportuar ndonjehere.

Kreu i njesise administrative Cakran ,Ferdinant Korcari ne zonen e Cakranit ka nje fond prej 410 mije rrenje ullinj dhe 9 fabrika vaji te perpunimit te ullirit. Kete viti sasia e prodhimit te ullirit shkoi ne 100 mije kuintal ullinj duke dhene nje sasi prej 10 mije ton vaj ulliri. Tregu i shitjes dhe cmimi kane rritur edhe zhvillimin ekonomik te familjeve te kesaj zone

Rritja e kërkesës për vajin e ullirit shqiptar u ndikua nga mungesa e prodhimit të ullirit në vendet, Spanja dhe Italia të mbjellat e të cilëve u prekën nga thatësira e pranverës.

S'KA KOMENTE