Termometri shënon -12 gradë C në juglindje të vendit

Termometri shënon -12 gradë C në juglindje të vendit

99
SHPËRNDAJE

Trashësia e dëborës ka arritur në 50 cm në Qafën e Qarrit, Dardhë dhe  Voskopojë.

Ndërsa në qytetin e Korçës deri në 25 cm.

Sipas informacioneve, Dardha, Voskopoja dhe Qafë Qarri kalohet me goma dimërore, ndërsa drejtuesit duhet të kenë edhe zinxhirë me vete.

Rrugë nacionale nuk ka të bllokuara, por kalohen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në Dardhë kalohet vetëm me zinxhirë, ndërsa termometri shënon  -12 gradë C.Rruga Librazhd-Steblevë aktualisht është e pakalueshme për shkak të ngrica të mëdha.

Trashësia e dëborë në disa zona ka shkuar në 50 cm. Në fshatrat e thella të Librazhdit e Përrenjasit po punohet për hapjen e rrugëve, të cilat kalohen vetëm me zinxhirë.

Rruga e Qafë Thanës kalohet pa probleme, pasi gjatë natës është hedhur kripë.

Situata në Qarkun e Shkodrës mëngjesin e sotëm ka shënuar një përmiresim të lehtë. Reshjet e dëborës aktualisht kanë ndaluar.

Akset Qafë Thore – Theth, dhe Hani i Hotit- Lepushë dhe Vermosh, janë te kalueshme, por drejtuesve u kërkohet të jenë të kujdesshëm.Me problematike situata vijon të jetë në Fushë Arrëz, ku disa njësi administrative janë të bllokuara. Mbrëmjen e kaluar, u arrit hapja e rrugës Iballë – Fushë Arrëz, por serish gjatë natës është bllokuar. Problem shqetësues është edhe mungesa e energjisë elektrike.

S'KA KOMENTE