“Rikthehet” Ushtria, Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake

“Rikthehet” Ushtria, Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake

64
SHPËRNDAJE

Për herë të të parë Shqipëria akordoi këtë vitfonde buxhetore për mbrojtjen, në nivelin 2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke plotësuar kërkesën e NATO-s. Por ky nivel, tashmë nuk do të jetë tavan për investimet, por dysheme. Kjo nënkupton se në vitet në vijim, investimet për mbrojtjen nuk do të bien poshtë nivelit 2 % por madje do t’I afrohen gradualisht nivelit 3 %.

Kjo evidentohet në Planin Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033 (PAZHFA) që do të përbëje edhe një nga dokumentet kryesore në fushën e mbrojtjes.

Ky plan parashikon zhvillimin e kapaciteteve të reja luftarake të cilat sjellin domosdoshmërinë për ndryshim strukture dhe rritje të numrit të personelit.

Në këtë kuadër, struktura e re e Forcave të Armatosura krijon një ndarje të qartë të strukturave luftarake, të mbështetjes së luftimit dhe të mbështetjes me shërbime të luftimit, duke i integruar ato nën komandat e tyre përkatëse, bazuar në natyrën e veçoritë e tyre, si dhe në lehtësinë për t’i përdorur me efikasitet në momentin e kërkuar.

Rritja e numrit të personelit për periudhën 2024 – 2033 do të jetë si vijon:

-në periudhën afatshkurtër do të ruhet numri i personelit aktiv prej 8500 plus 30% shtesë personel rezervist;

-në periudhën afatmesme do të arrihet 9000 personel aktiv dhe do të ruhet numri shtesë i personelit rezervist prej 30%.  Rritja e personelit aktiv në periudhën afatmesme vjen si rezultat i zbatimit të disa projekteve në teknologji dhe pajisje

-në periudhën afatgjatë plani ka tendencë të rritjes së numrit të personelit aktiv në 9500, i cili do të mbajë në konsideratë zhvillimin e një studimi të kategorive të personelit, ndërsa numri i personelit rezervist do të caktohet në varësi të vlerësimeve periodike.

Kjo periudhë do të karakterizohet nga kompletimi dhe vënia në eficiencë e pajisjeve dhe sistemeve moderne.

SCAN

S'KA KOMENTE