Plagosje me armë zjarri , 24-vjeçari dërgohet në spital

Plagosje me armë zjarri , 24-vjeçari dërgohet në spital

685
SHPËRNDAJE

Plagosje me arme zjarri ne gjader te lezhes. Eshte qelluar me arme Dorjan Gjini 24-vjeç. Eshte derguat me urgjence ne spital ka marre nje plage ne kembe. Policia ne vendin e ngjarjes.

Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Gjader, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjader, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE