Mjeti përplas rëndë të vogelushen 7-vjeçare

Mjeti përplas rëndë të vogelushen 7-vjeçare

354
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bilisht, ku mjeti ka përplasur një vajzë të mitur 7-vjeçare, e cila ka qenë këmbësore në rrugë. 

Policia njofton se rreth orës 11:05, në qytetin e Bilishtit, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin F. B., ka përplasur një shtetase të mitur rreth 7 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua në spitalin e Korçës për kujdes mjekësor. 

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE