Lagështia në rrugë, 18 të plagosur në 4 aksidente këtë të diel,...

Lagështia në rrugë, 18 të plagosur në 4 aksidente këtë të diel, 3 në gjendje të rëndë

244
SHPËRNDAJE

Lagështia në rrugë është bërë shkak për disa aksidente këtë të diel, ku kanë mbetur të plagosur 18 persona. Në Rrugën e Kombit një automjet me targa të Serbisë është përplasur me trafikndarësen dhe ka dalë nga rruga në fshatin Gziq. Për pasojë janë plagosur 5 anëtarë të së njëjtës familje që po udhëtonin drejt bregdetit për pushime. Burrë e grua dhe 3 fëmijët e tyre u dërguan në spitalin e Rrëshenit, prej ku mësohet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë.

Pak minuta pas këtij aksidenti, rreth orës 07:30 të mëngjesit në vendin e quajtur “Safari park” në Fier u përplasën dy automjete, ndërsa 10 persona u lënduan. Sipas policisë, dy pasagjerë 25 dhe 56 vjeç ndodhen në spital në gjendje të rendë, ndërsa 2 drejtuesit e mjeteve dhe 6 pasagjerë të tjerë u transportuan në spital për të marrë mjekim dhe për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ndërkohë në Shkopet dy persona janë plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra poshtë saj. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Burrel–Skuraj, në vendin e quajtur “Vabli”. Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Laçit.

Në Korçë, një makinë me drejtues një 74-vjeçar ka përplasur një motor, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj. Shtetasi me iniciale D. H., u dërgua për mjekim në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

S'KA KOMENTE