Kryeministri Rama premton tjeter bonus për pensionistët

Kryeministri Rama premton tjeter bonus për pensionistët

600
SHPËRNDAJE

Një tjetër bons do të jepet për pensionistët për të përballuar inflacionin që ka prekur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të Evropës.

Kryeministri Edi Rama shprehet se bonusi do të programohet pa marrjes së këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill.

“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, sipas Ramës.

Pensionistët morën 8 mijë lekë bonus, pjesë e Pakos së Madhe gjatë muajit dhjetor për të përballuar situatën ekonomike.

S'KA KOMENTE