KQZ nis procedurat për zëvendësimin e Arben Ahmetaj në Kuvend

KQZ nis procedurat për zëvendësimin e Arben Ahmetaj në Kuvend

12
SHPËRNDAJE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procedurat për zëvendësimin e Arben Ahmetajt në Kuvendin e Shqipërisë, pas përfundimit të mandatit të tij si shkak iu mungesës mbi 6-mujore në punimet parlamentare.

KQZ-së shqyrtoi shkresën e Dallëndyshe Bicit e cila e refuzoi këtë mandat me argumentin se do të vijojë të qëndrojë në detyrën që ajo ushtron aktualisht si drejtoreshë e Agjencissë së Kadastrës.

Ndërkaq, në mbledhjen e sotme u vendos njoftimi i kandidatit të radhës në listën shumë-emërore të Partisë Socialiste në Tiranë, që është Plarent Ndreca.

Sekretari i KQZ: Kandidati i radhës mund të vijojë me procedurat ligjore për plotësimin e formularit.

Ilirjan Celibashi: Pranohet refuzimi i Bicit. Sot do t’i dërgohet kërkesa Ndrecës. Nëse Ndreca e pranon do të vijojmë me procedurat, pra me plotësimin e formularit.

S'KA KOMENTE