Kokaina e kapur në Fier, SPAK nis verifikimin e pasurive të të...

Kokaina e kapur në Fier, SPAK nis verifikimin e pasurive të të arrestuarve

1701
SHPËRNDAJE

Përveç hetimit penal për trafikimin e 430 kilogramëve kokainë, SPAK do të verifikojë edhe pasuritë e 10 personave që organizuan trafikun e lëndës narkotike të fshehur brenda plehut kimik. Mesohwt se, SPAK po verifikon pasuritë e luajtshme dhe ato të paluajtshme të personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në sitën e hetuesve do të kalojnë edhe llogaritë bankare të të dyshuarve për të parë nëse janë krijuar me burime të ligjshme. Po kështu do të verifkohen edhe pasuritë e të afëmrve të personave të përfshirë. Sasia e drogës u zbulua në 24 nëntor në banesën e Viktor Çervanakut në Frakull të Fierit, ndërsa prokuroria vuri në pranga 10 persona dhe shpalli në kërkim një shtetas kolumbian, si personin që do të nxirrte kokainën nga plehu kimik.

Nga hetimet ka rezultuar se, Çervanaku porositi sasinë prej 24 ton plehu kimik në Kolumbi dhe brenda saj u fsheh ngarkesa e kokainës vlera e të cilës përllogaritet në rreth 40 milionë euro. Ndërkohë nga hetimet rezulton që financues ishte shtetasi Nikolin Gjolena. Sipas prokurorisë në më shumë se tre muaj këta persona janë mbajtur në vëzhgim dhe provohet se kanë trafikuar sasinë e kokainës. Përveç të arrestuarve dhe kolumbianit që është në kërkim, SPAK ka dyshime se ka edhe persona të tjerë jashtë Shqipërisë që mund të kenë pasur rolin e financuesit në këtë aktivitet kriminal. 

S'KA KOMENTE