U arrestua për korrupsion, Gjykata e Beratit liron nga burgu ish-prokurorin 

U arrestua për korrupsion, Gjykata e Beratit liron nga burgu ish-prokurorin 

183
SHPËRNDAJE

Gjykata e Beratit liron nga burgu ish-prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli i Posaçëm me 3.6 vite burg. Togat e zeza të Beratit kanë pranuar kërkesën e Hasës për liri me kusht.Disa javë më parë ai është drejtuar gjykatës me kërkesë për liri për sjellje të mirë, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Beratit, disa ditë më parë.

Në maj të vitit 2022, Gjykata e Apelit prishi dënimin me 2 vite burg të shkallës së Parë ndaj ish-prokurorit duke vendosur ta dënoi atë përfundimisht me 3 vite e 6 muaj burg.

Ish-prokurori i Sarandës, u arrestua qershorin e vitit 2021 me urdhër të SPAK-ut, pasi dyshohej se kishte pushuar një procedim penal ndaj një personi kundrejt marrjes së parave.

Sipas SPAK, ish-prokurori dyshohet se mori ryshfet nga Elsona Papa, motra e shtetasit Emiljano Mirani, një person që prokurori kishte nën hetim, duke i pushuar më pas çështjen.

Motër e vëlla u gjetën fajtor gjithashtu për korrupsion. Sali Hasa nisi të procedohej në vitin 2020.

Atij iu gjetën në banesë 11 milionë lekë të vjetra dhe 2 mijë euro.

Po ashtu, GJKKO për këtë çështje ka dënuar edhe Emiljano Miranin me 2 vite e 6 muaj burg, Elsona Papa me 1 vit burg, Napolon Hodaj me 2 vite burg, Julian Zera me 1 vit e 3 muaj burg, Markelian Alinani me 3 vite e 6 muaj burg, Qerim Ruçi me 2 vite e 6 muaj burg, Bledar Hajredini me 2 vite burg.

S'KA KOMENTE