Vuçiç paralajmëroi bojkot të samitit, Rama i çon mesazh: Do të ishte...

Vuçiç paralajmëroi bojkot të samitit, Rama i çon mesazh: Do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë

105
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Serbia do të jetë pjesë e samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.

Ai komentoi deklaratën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili tha se Serbia nuk do të ishte pjesë e samitit.

Gjithashtu shefi i qeverisë shtoi më tej se një bojkot nga ana e Vuçiçit do ishte një katastrofë për Serbinë, por edhe për presidentin personalisht.

“Nuk emocionohem nga deklarata të politikanëve vendas apo të huaj që bëhen për qëllime të tyre politike. Serbia do të jetë në samit dhe presidenti i Serbisë nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të vijë në samit, këtë ua them me bindje. E kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë dhe atë vetë”, theksoi Rama.

Disa ditë më parë presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaroi se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

S'KA KOMENTE