Deputeti grek pas takimit me Belerin: S’është respektuar prezumimi i pafajësisë, pasoja...

Deputeti grek pas takimit me Belerin: S’është respektuar prezumimi i pafajësisë, pasoja për integrimin

186
SHPËRNDAJE

Teksa kryebashkiaku Fredi Beleri qëndron pas hekurave, deputeti grek i Partisë Demokracia e Re, Angelos Syrigos ka zhvilluar një takim me të. 

Deputeti fill pas takimit me kryebashkiakun e Himarës, paralajmëroi se për Shqipërinë do të ketë pasoja nëse nuk zbaton prezumimin e pafajësisë për shtetasit e saj.

“Kjo do të shkaktonte dëmtim të dy vendeve tona. E para është shteti ligjor dhe presupozimi i pafajësisë për një kryetar që është zgjedhur kryetar bashkie dhe të drejtat civile. Nuk është e kuptueshme për ne se një person që është zgjedhur kryebashkak nuk mund të shkojë të bëjë betimin në zyrën e tij. Kjo gjë mund të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në BE. Nëse ky është rasti atëherë ligji do të kishte thënë; që një person që ka kryer shkelje, nuk duhet të bëjë betimin, por ligji nuk e thotë këtë. Hapi tjetër do të ndodh fatkeqësisht në BE. BE luan një rol të rëndësishëm në respekt të shtetit të së drejtës dhe pakicës civile.”, tha deputeti grek.

S'KA KOMENTE