Karburanti ne Shqiperi-“Përveç çmimit të lartë, edhe vidhet”, kreu i Konfindustrisë: Karburantet,...

Karburanti ne Shqiperi-“Përveç çmimit të lartë, edhe vidhet”, kreu i Konfindustrisë: Karburantet, një aferë e përmasave të mëdha

358
SHPËRNDAJE

Kreu i Konfindustrisë, Gjergji Buxhuku, ngriti sërish shqetësimin me çmimin e karburanteve në vend, që e cilësoi si një aferë e përmasave të mëdha.

Në një lidhje skype për News24, Buxhuku theksoi se përveç faktit që karburanti shitet shtrenjtë, sipas tij, ai edhe vidhet. Ndërkohë, sipas tij qytetarët paguajnë taksë koncensionare, ndërsa vidhen dhe më shumë.

“Është një aferë vjedhje, e përmasave të mëdha. Kjo është një nga disa pikat që u diskutua në takimin me kryeministrin. Nuk është histori e re, të gjithë jemi në dijeni të faktit për problematikat që ka karburanti në Shqipëri. Mund të jemi një nga vendet e para në botë për karburantet. Një pjesë e karburantit vidhet në pikat e karburantit. Kemi të bëjmë me një aferë të madhe financiare, deri në 80 miliardë lekë në vit. Qytetarët, nga një anë paguajmë një çmim të lartë. Kjo është gjendja e rëndë në tregun e karburanteve, që ia bëmë të ditur dhe kryeministrit. Ka ardhur në shtim vjedhja. Ti koncensionon një shërbim, i ngarkon me një taksë shtesë qytetarët, dhe vjedhjet shtohen. Paradoksi i madh, që vë në pikëpyetje politikat koncensionare të qeverisë. Qytetarët paguajnë taksa shtesë dhe shohin se xhepat e tyre vidhen në një masë të shtuar nga koncesionimi. Kemi dështim të shtetit, të institucioneve. Kemi ose paaftësi totale, ose bashkëpunim në vjedhje”, tha Buxhuku.

S'KA KOMENTE