Javë “dramatike” për euron, leku forcohet me ritme rekord

Javë “dramatike” për euron, leku forcohet me ritme rekord

297
SHPËRNDAJE

Java që sapo u mbyll, mund të quhet me plot gojën dramatike për kursin e këmbimit në vend, me euron që vijoi tendencën zhvleftësuese rekord, por duke “tërhequr me vete” edhe valutat e tjera, nga dollari, te paundi britanik e te franga zvicerane. Ajo humbi vetëm gjatë të premtes 0.75 pikë në raport me monedhën tonë, duke e mbyllur javën me kursin mesatar të këmbimit 101.17 lekë.

Ishte mesatarja e çmimit në blerja ajo që pësoi edhe rënien më të madhe, duke konfirmuar përsëri volumet shumë të larta të euros në qarkullim në tregun financiar shqiptar. Çmimi mesatar me të cilin e blenë pikat e këmbimit, si dhe sportelet e bankave, ra në 100.63 lekë, duke humbur plot 0.81pikë nga një ditë më parë.

Të njëjtin fat patën këtë javë edhe valutat e tjera, për shkak se në tregun financiar shqiptar ato kuotohen duke marrë referencë monedhën e përbashkët evropiane. Të premten dollari ameikan ra në vlerën 92.89 duke humbur 0.43 pikë në një ditë të vetme. Po ashtu edhe paundi britanik, i cili humbi edhe më shumë se dollari, plot -0.56 pikë, duke rënë në nivelin 117.42 lekë. Zhvleftësim të ngjashëm pësuan edhe franga zvicerane bashkë me jenin japonez.

Pikat e këmbimit valutor të pyetura nga Scan Televizion e argumentuan zhvleftësimin shumë të fortë të monedhës evropiane me sasitë e larta të saj në treg, për shkak të festave të nëntorit. Megjithatë, ata thonë se tendenca zhvleftësuese e euros zor se do të ndëpritet me kalimin e efektit të festave, duke paralajmëruar mbiccmimim të mëtejshëm të lekut, veccanërisht me afrimin e festave të fund vitit.

Nënçmimi aktual i monedhës së përbashkët lidhet jo vetëm me sasinë shumë të lartë të euro në qarkullim në vend, por edhe me kerkesën shumë të ulët për blerjen e saj. Ajo që stabilizoi nënçmimin e euros në gusht, pas luhatjeve të forta të korrikut, ishte kërkesa e fortë e ardhur veçanërisht nga individët për blerjen e saj, të cilët tërhoqën nga tregu një volum të konsiderueshëm të monedhës së përbashkët evropian. Por agjentët valutorë nuk parashikojnë në terma të shkurtra kohore asnjë ndryshim në kërkesën për euro në tregun vendas.

S'KA KOMENTE