I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë 47 vjeçari 

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë 47 vjeçari 

219
SHPËRNDAJE

47 vjeçari, Luan Llanaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim të lendeve narkotike është arrestuar në Vlorë.

Arrestim i tij u bë i mundur sot në fshatin Bishan të Vlorës, me qëllim  ekstradimin e tij drejt Spanjës, ku gjykata në Barcelonë, ka caktuar ndaj tij masën arrest me burg.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim për llogari të Spanjës, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e njësisë së specializuar FAST Albania, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cooperation”.

Si rezultat i operacionit u lokalizua në fshatin Bishan, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi L. Ll., 47 vjeç.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Bacelonës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me partnerët spanjollë, për ekstradimin e shtetasit

S'KA KOMENTE