Shpërthen vullkani Etna, pezullohen fluturimet në Katania

Shpërthen vullkani Etna, pezullohen fluturimet në Katania

469
SHPËRNDAJE

Aeroporti Fontarossa në Katania ka pezulluar fluturimet si pasojë e një shpërthimi në malin e vullkanit Etna në Siçili.

Zyrtarët e Institutit Italian për Gjeoshkencat dhe Vullkanologjinë kanë regjistruar nivele të rritura të aktivitetit vullkanik gjatë ditës së sotme.

Si pasojë, Catanaia ka pezulluar të gjithë fluturimet duke mos lejuar asnjë avion të bëjë ulje apo në ngritje në aeroportin e Fontanarossa, pasi retë e dendura të hirit vullkanik kanë rënë mbi qytet ditën e sotme.

Pavarësisht rritjes së aktivitetit vullkanik, autoritetet nuk kanë njoftuar asnjë evakuim të detyrueshëm. Shpërthime të tjera mund të shkaktojnë  tërmete të vogla, re të hirit dhe rrëshqitje të dheut në zonat përreth.

S'KA KOMENTE