Hetimi pasuror ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, SPAK kontrolle në disa kompani farmaceutike

Hetimi pasuror ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, SPAK kontrolle në disa kompani farmaceutike

56
SHPËRNDAJE

SPAK ka kryer ditën e sotme kontrolle në disa kompani farmaceutike, mes të cilave farmacia “Ditë Natë” dhe  “Delta Farma”. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, ndërsa mësohet se hetimi po udhëhiqet nga prokurorja Elida Kaçkini.

Mësohet se ky kontroll vjen në kuadër të hetimit pasuror që po kryhet për ish-ministrin Ilir Beqaj.

Kujtojmë se SPAK e akuzon Beqajn për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit, ndaj Prokuroria e Posaçme zyrtarizoi hetimin për ish-ministrin e Shëndetësisë, lidhur me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, kontrata koncesionare 10-vjeçare afro 100 milionë dollarëshe, e cila u firmos në dhjetor 2015 dhe ende vijon.

Prokuroria e Posaçme bëri me dije se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.

Kështu, sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

S'KA KOMENTE