Makina perplas te moshuarin, perfundon ne spital ne gjendje te rende

Makina perplas te moshuarin, perfundon ne spital ne gjendje te rende

1561
SHPËRNDAJE

Alsident i rëndë në Berat,i moshuari përplaset dhe merret zvarrë nga një makinë në vijat e bardha,përfundon në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” në Berat.Një 68-vjeçar është përplasur nga një makinë,teksa kalonte me biçikletë në vijat e bardha të rrugës.Pas përplasjes,automjeti tip Volswagen Passat,me targa AA 590 FC,e ka marrë zvarrë për disa metra dhe më pas ka ndaluar.I moshuari Agim Mingu është përplasur pa ndjenja në asfaltin e rrugës,deri në mbërritjen e ambulancën që e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratit.Mjekët e spitalit konfirmojnë se ai ndodhet në sallën e operacionit dhe gjendja e tij është kritike.Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të shumtë të policisë,që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit,ndërkohë që po kërkohen edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth,të cilat do të hedhin dritë mbi dinamikën e aksidentit.Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit Volswagen Passat është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Berat,ku edhe po jep dëshminë e ti në lidhje me ngjarjen.Burime nga dëshmitarë në vendngjarje konfirmojnë se automjeti që shkaktoi aksidentit ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe në këtë zonë të banuar.

S'KA KOMENTE