Greqi, një 42-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në burg

Greqi, një 42-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në burg

327
SHPËRNDAJE

Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në qelinë e tij në burgun e Trikallës në Greqi.

Ai është transportuar për në spital, ku është konfirmuar vdekja e tij.Sipas mediave greke, vdekja e 42-vjeçarit shqiptar ka ardhur për shkaqe patologjike.

Ende nuk ka sqarim zyrtar të autoriteteve greke për vdekjen e shqiptarit, por raportohet se trupi do t’i nënshtrohet autopsisë, nga e cila do të zbulohet arsyeja  e vdekjes së 42-vjeçarit.

S'KA KOMENTE