Greqi-Makina përplaset me autobusin shkrumbohet nga zjarri, vdes 67-vjeçarja, 5 të plagosur

Greqi-Makina përplaset me autobusin shkrumbohet nga zjarri, vdes 67-vjeçarja, 5 të plagosur

210
SHPËRNDAJE

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Një autobus është përplasur kokë më kokë me një automjet në autostradën Livadia – Amfissa.

Makina e drejtuar nga një 67-vjeçare me origjinë greke, u përplas me autobusin që transportonte turistë kinezë.

Si pasojë e përplasjes makina është përmbysur dhe ka shpërthyer në flakë, ku fatkeqësisht 67-vjeçarja nuk ka arritur të dalë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë raportohet se 5 nga 34 turistët që po udhëtonin në autobus janë lënduar dhe janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

S'KA KOMENTE