Rama paralajmëron ‘luftë’ me Arbitrazhin për çështjen “Becchetti”

Rama paralajmëron ‘luftë’ me Arbitrazhin për çështjen “Becchetti”

79
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ‘luftë’ me Arbitrazhin për çështjen Beccheti, madje dhe daljen fare nga juridiksioni i Gjykatës.

“Së pari njëherë meqë më dolët në një temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë ka një lajm të kësaj natyre në vend se të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha duke filluar nga java e ardhshme dhe nga e cila madje po analizojmë dhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse ajo që ka ndodhur është skandaloze. Por ajo që ka rëndësi sot për ta dëgjuar publiku është se po këta njerëz i kanë thënë publikut para nja 2 vjetësh që Shqipëria i ka shpërndarë ato para.

Këto 100 mln nuk paskan ikur dhe ju po bëni pyetjen a janë bllokuar apo jo dhe që nuk janë fare në xhepin e atij mashtros. Sa i përket luftës me të do ta bëjmë deri në fund dhe pa këtë soj të prishur shqiptarësh”.

S'KA KOMENTE