Gjigandët ndërkombëtarë D-Marin do të menaxhojnë portin turistik të Vlorës

Gjigandët ndërkombëtarë D-Marin do të menaxhojnë portin turistik të Vlorës

162
SHPËRNDAJE

Vlora Marina ka nënshkruar një tjetër marrëveshje partneriteti, këtë herë me D-Marin, rrjetin prestigjioz të menaxhimit të marinave në gjithë Mesdheun dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe për menaxhimin e plotë të shërbimeve në portin turistik të Vlorës.

Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji në Shqipëri dhe parashikon prezantimin e disa shërbimeve Premium, të njëjta në cilësi dhe standard me marinat më të mira të Mesdheut.

D-Marin merr përsipër të  gjitha shërbimet e nevojshme për funksionimin e portit turistik të Vlorës, si ankorimi, furnizimi me karburant, siguri 24h, mirëmbajtje e mjeteve lundruese, sigurimi i paisjeve portative të marinës duke përfshirë automjetet dhe varkat e punës si dhe shumë të tjera të cilat do krijojnë një standard të ri për turizmin blu në vend dhe do e pozicionojnë Vlorën si destinacion të rëndësishëm në Mesdhe.

Vanova StrakoshaDrejtore e përgjithshme e Vlora Marina në fjalën e saj përpara nënshkrimit të marrëveshjes tha se ky bashkëpunim vendos standarde të reja në mënyrën e menaxhimit të marinave si dhe ofrimit për herë të parë të shërbimeve ekskluzive në Shqipëri.

Për D-Marin kjo marrëveshje është  një përmbushje e kërkesës që vendi ka, për të sjellë koncepte të reja dhe për të ofruar më të mirën si për klientët e Marinës ashtu edhe për komunitetin.

Për ndërtimin e portit turistik kompania Vlora Marina do të investojë rreth 45 milion euro. Marina do të përmbajë 438 vende ankorimi për jahte dhe mega-jahte, me gjatësi deri në 50 metra. Marina, apo porti turistik i Vlorës, është një koncesion që parashikon transformimin e portit të vjetër industrial në një marinë turistike sipas strategjisë së shtetit shqiptar për zhvillimin e turizmit.

Pas përfundimit të periudhës koncensionare porti turisti i kalohet shtetit shqiptar. Vlera e marinës në momentin që do i dorëzohet shtetit shqiptar do jetë rreth 5 herë më e lartë sesa vlera e investimit për ndërtimin e saj. Kjo është marrëveshja e rradhës e rëndësishme që Vlora Marina nënshkruan në pak kohë. Më herët është nënshkruar marrëveshje me rrjetin prestigjioz Marriot, një marrëveshje që do të sjellë për herë të parë në Shqipëri konceptin e apartamenteve të branduara dhe hotelin me 5*, Vlora Marriot Hotel.

/SCAN

S'KA KOMENTE