Fier/Vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale

Fier/Vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale

2698
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. D., 29 vjeç, banues në Patos, pasi ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në Fier;

-E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Kafaraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë), një maskë dhe një palë doreza.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin P. A., 55 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e djeshëm, për një aksident rrugor, në fshatin Dushk, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. GJ., 30 vjeç, banues në Kuçovë, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen N. Rr., 68 vjeçe, banuese në Kavajë.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit A. F., 34 vjeç, banues në Fier dhe A. B., 50 vjeç, banues në Patos, pasi u kapën duke drejtuar automjetin përkatës, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE