Policia shkatërron dy grupe kriminale, 20 në pranga. Sekuestrohen makina, para, heroinë...

Policia shkatërron dy grupe kriminale, 20 në pranga. Sekuestrohen makina, para, heroinë dhe kokainë

110
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me aksionin antidrogë ku u goditën dy grupe kriminale dhe u arrestuan 20 persona, ndërsa katër të tjerë u shpallën në kërkim. Policia bëri më dije së janë sekuestruar 2 kg kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, 5 mln lekë, 11 automjete dhe 29 aparate celulari.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin shpërndanin lëndë narkotike në Tiranë dhe Kamëz, afër shkollave, lokaleve të natës dhe ambiente të tjera. Kreu i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj, bëri me dije detajet e operacionit, ndërsa ftoi qytetarët të bashkëpunojnë e Policinë për goditjen e rasteve abuzive dhe kriminale.

Deklarata e plotë: 

DVP Tiranë

Pamje gjatë operacionit policor të koduar “Harta”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 20 persona si dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, afër shkollave, lokaleve të natës e ambienteve të tjera të frekuentuara nga të rinjtë.

S'KA KOMENTE