FIER-Prangosen 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

FIER-Prangosen 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

395
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

✅Mbante armë gjahu, municion dhe armë të ftohtë, në automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur, arrestohet 45-vjeçari.

Sekuestrohen armët dhe municioni.

Në vijim të kontrolleve dhe punës së inteligjencës policore, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kundër paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë publike, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, te rrethrrotullimi i Savrës, ndaluan automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. P., 45 vjeç, banues në Lushnjë.

Në brendësi të automjetit u gjetën një armë gjahu, 15 fishekë luftarak dhe një armë e ftohtë (shkop metalik). Gjithashtu, nga verifikimet më tej rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë 45-vjeçari, si dhe u sekuestruan armët dhe fishekët.
—-
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. H., 29 vjeç, banues në Fier dhe D. Gj., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-T. B., 50 vjeç, banues në Fier, pasi paraditen e djeshme, në lagjen “Liri”, automjeti që drejtonte 50-vjeçari, ka përplasur shtetasen S. M., 52 vjeçe (këmbësore), e cila po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-K. S., 59 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dje, në fshatin Toshkëz, automjeti që drejtonte 59-vjeçari, është përplasur me një automjet të ndaluar, ku ndodhej shtetasja D. D., 33 vjeçe, e cila po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

-F. G., 25 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 64-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksioni të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE