FIER/Kundershton punonjesit e policise shpallet ne kerkim 27 vjecari

FIER/Kundershton punonjesit e policise shpallet ne kerkim 27 vjecari

3375
SHPËRNDAJE

U referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit

R. K., 27 vjeç, banues në Patos, pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e patrullës së përgjithshme, për një masë administrative të vendosur ndaj tij.

-G. F., 45 vjeç, banues në Fier, pasi duke qenë shofer në një kompani, ka marrë lekët e xhiros ditore të këtij subjekti, dhe është larguar;

-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. T., 67 vjeç, banues në Verri, Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje (bashkëshortja e tij).Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. T., 39 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka goditur me sende të forta derën e banesës së një shtetasi (kushëriri i tij), dhe e ka kanosur atë. Nga këto veprime, si dhe për shkak të gjendjes së dehur, është dëmtuar vetë 39-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e një shtetasi (për arsye hetimi nuk bëjmë me dije emrin), pasi dyshohet se në fshatin Thanasaj, Lushnjë, gjatë natës, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

-U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në fshatin Toshkëz, Lushnjë, ka rënë aksidentalisht mbi trupin e shtetasit B. M., 81 vjeç, porta e jashtme e banesës së kushëririt të tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 81-vjeçari ka humbur jetën.

S'KA KOMENTE