Vrasja e 33-vjeçares në Kosovë/ Arrestohet bashkëpunëtori i tretë për krimin, nipi...

Vrasja e 33-vjeçares në Kosovë/ Arrestohet bashkëpunëtori i tretë për krimin, nipi i Naim Murselit

543
SHPËRNDAJE

Një person i tretë ka përfunduar në prangat e policisë së Kosovës në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit. Burime të Indeksonline pohojnë se pak çaste më parë është arrestuar edhe i dyshuari i tretë për përfshirje në rast.

I dyshuari në fjalë pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale. Bëhet fjalë për Kushtrim Kokallën, pjesëtar i FSK-së dhe nipi i Naim Murcelit.

Vrasja tronditi Prishtinën mbrëmjen e së mërkurës. Në dalje të qytetit u vra Liridona Murseli, teksa po udhëtonte me bashkëshortin dhe fëmijët për në shtëpinë e saj. Fillimisht u raportua se ajo u vra nga një grabitës, i cili kërkoi nga familja Murseli para.

Bashkëshorti i Liridonës kishte deklaruar në polici se hajduti kishte urdhëruar atë të largojë fëmijët nga vetura. Atëherë edhe dyshohet të ketë vrarë Liridonën.

Policia sot ka kryer disa hetime intensive, duke arrestuar Naim Murselin dhe Granit Plavën. Të njëjtit dyshohet të kenë bashkëpunuar për vrasjen e tashmë të ndjerës.

S'KA KOMENTE