Mediat kosovare: Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas së tij për të...

Mediat kosovare: Naim Murseli organizoi vrasjen e gruas së tij për të marrë milionat e sigurimit

246
SHPËRNDAJE

Mediat kosovare raportojnë se një prej motiveve që dyshohet ta ketë shtyrë Naim Murselin në organizimin e gjithë skemës për vrasjen e gruas së tij Liridonës, është një sigurim që i kishte paguar kësaj të fundit në Suedi.

Referuar këtij raportimi, sigurimi jetësor që Naim Murseli i kishte paguar Liridonës në një kompani të fuqishme suedeze, mundësonte që në rast të ndonjë fatkeqësie apo tragjedie jetësore të mbulonte shpenzime deri në 20 milionë eurove.

Naim Murseli dyshohet se ka qenë në dijeni për këtë shumë nga sigurimi dhe kjo dyshohet se është një nga motivet që mund ta ketë çuar atë në gjithë organizimin e vrasjes makabër të gruas së tij Liridonës, shkruan Gazeta Express.

Më tej shkruan se Murseli ende s’ka treguar para organeve të drejtësisë arsyen që ka bërë këtë krim, por një nga pistat e besueshme mund të jetë kjo, bazuar në burime të afërta me ish-çiftin

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të lidhur me rastin. Naim Murseli dyshohet se ka premtuar 30 mijë euro për Granit Plavën i cili për Prokurorinë po konsiderohet si personi që e ka kryer vrasjen.

I arrestuar si i dyshuar për përfshirje në rast ka mbetur edhe nipi i Naim Murselit, Kushtrim Kokalla.

S'KA KOMENTE